• |
ide | kryesore

Pak orë para nisjes së reciprocitetit, lëshohet alarmi në veri të Mitrovicës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit që Kosova ka vënë për dokumentet e Serbisë, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic ka nisur një takim me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, në Rashkë.

Raportohet se në këtë takim, pjesëmarrës është kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq.

Ndërsa, rreth orës 18:00, është lëshuar edhe alarmi në veri të Mitrovicës. Ai konsiderohet si alarm i qytetit, mirëpo në veri përdoret si sinjalizim për t’u mbledhur. Kjo, mund të lidhet me vendimin e Qeverisë që do të nis të zbatohet, pasmesnate.

“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar 10 vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, – tha Petkovic.

Këtë të diel u mblodh edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës në të cilën u diskutua për dy vendimet e Qeverisë lidhur me targat serbe dhe dokumentet e Serbisë.

“Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, në bashkëpunim me partnerët strategjikë”, – tha pas mbledhjes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Kurtit, nuk do të ketë vend për tension, apo për destabilizim, pasi tha se po bëhet diçka legjitime, diçka legale.

“Nuk ka kurrfarë vendi për tension, nuk ka kurrfarë mundësie për destabilizim sepse po bëhet diçka legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, barrikada, bllokime, destabilizim, tesione flasin për vete, nuk flasin për neve. Ne jemi Republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë qysh është më së miri. Ndërkaq, edhe një herë i ftoj qytetarët e Kosovëss, që kanë targa të kohës së Millosheviqit, që t’i konvertojnë në targa legale me akronimin e vendit tonë, RKS”, – tha Kurti.

Sipas Qeverisë së Kosovës, institucionet kanë zhvilluar të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve.

Nga 1 gushti, qytetarët që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës – që lëshohen nga Serbia – do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës).

Në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, llogaritet qarkullojnë 10.000 makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, të tilla si PR (Prishtinë), KM (Mitrovica e Kosovës) e të tjera.

Po ashtu, nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetesh./Telegrafi/



2 Comments

  1. Keshtu duhet.

    Te kete konflikt qe te bjeri edhe projekti cifute I Open Balkan me moterqirat serve.

    Nese ka konflikt moterqiri Rama nuk ka se cfare justifikimi te kete me per kete projekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *