• |
ide | kryesore

Situata me zjarret/ Rama: Edhe 300 helikopterë të kesh, prapë është problem

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e pushtetit vendor në lidhje me gadishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror. Rama tha se zjarret janë një problem serioz, ndërsa nuk kurseu as kritikat. Kryeqeveritari tha se bashkia e Durrësit ka bërë një punë të mirë për pastrimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zjarret.

“Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile. Sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Edhe e nivelit qendror por edhe atij vendor. Dhe disa Bashki tregojnë se është kështu. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendor që nisin punën kur ka emergjenca. Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në alert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiaku i Fierit me një punë titanike. Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa, por të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometra katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bashkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e pare. Me 300 e kusur vatra zjarri edhe 300 helikopterë të kesh prapë është probleme, sepse diku duhen dy diku tre…Reagova për Bashkinë e Durrësit për pastrimin, por nuk mund të them të njëjtën gjë me situatën e zjarreve. Por në rastin e zjarrit nuk kemi ca i themi Beratit dhe Fierit. Ne që jemi durrsak, është e rëndë të na i kalojë Berati dhe Fieri. Duhet të organizoheni”, tha Rama.



45 Comments

    1. Edi, Iliri Mali, Bledi, Ana dhe patronazhistat pabuksa te bodrumit, thotë:

      Kur shkruan “lideri” na dritherohet b**a ne patronazhisteve. Mos na e vini re, jemi te tredhur nga propaganda

    2. …kshu qe me mire mos meharxhu asi lek per helikoptere, dhe i ndajme llovet me Belen dhe pelat e tjera ne qeveri…

      Ti vini s’merr gjo, thjesht vdes me e mor ne goje falas

      klluf suedez

  1. Jan rreziqe te medha zjarret dhe eshte e vertete qe kurr nuk jane mjaftueshem sado paisje te kesh sepse zjarrit nuk i dihet

  2. Sa te kete “turiste” serbe qe shkojne jo rastesisht te keto zona qe pastaj pas vizites se tyre shnderrohen ne vatra te zjarrit, eshte e pamundur te shmangen zjarret. Meqe nuk rrihet dot nga ato qindarkat qe jellin turistet serbe, atehere ti monitoroje SHIK dhe policia. 2-3 arrestime te tyre dhe ska me zjarre

    1. O Thano : po meren masa si te pidhi I satome! Ai nuk ka asnje helikopter, po pret nga Greqia po qe se ka ndonje rezerv ! Ky matuf eshte vetem per te bere propagande! Hani propaganden e kontraversit Ramovic!

  3. Ju po mundoheni dhe po beni te pamunduren por zjarret po bien kudo dhe shpresoje qe te mos kemi me probleme dhe te ndalojne

  4. eshte kthyer me te vertet ne nje situate shqetesuese duke par dhe ca behet jasht po e keni perballuar me se miri

  5. Gjithmon jeni treguar korrekt dhe shume te organizuar lidhur me ceshtje te tilla delikate duke mos lejuar ne asnje menyre qe te kthehen ne katastrofa mjedisore

  6. Ka klysha qe e vejne flaken kastile se duan te keqen e vendit per te nxjerre keq qeverine po harrojne qe po na prishin pune te gjitheve

    1. 🤣🤣🤣
      A thu ka nevoje qeveria me e nxjerr keq?
      Ajo ben gjithcka vete per te dale keq dhe as e rruan fare!

  7. Kjo levizje qe Po ben qeveria per mbrojtje e vendeve te rrezikshme ndaj zjarreve eshte idealja dhe me funksjonalja

  8. Duhet te sensibilizohemi te gjithe ne mbrojtjen e mjedisit dhe te mos leme ato ktiminelat qe ndezin zjarre te na demtojne te gjitheve ne

  9. Rendesi ka qe punen e tyre e kan bere perfekt deri tani nuk ka asnje problem me vendet problematike ndaj zjarreve

  10. problem i madh ne fakt vera me zjarret qe jane te paparishikueshme , duhet te jeni te gatshem per cdo situate dhe duke shpresuar qe nuk do ndodhi

  11. Zjarret jane shume te paparashikueshem dhe situatat mund te dalin jashte kontrollit prandaj skuadrat duhet te jene ne gatishmeri te plote

  12. jemi ne nje situate te veshtire, vera me temperaturat e larta i ka keto. rama ka ber te pamunduren per te zgjidhur kete ceshtje me se miri duke qen n gadishmeri

  13. Zjarret jane fatkeqesi natyrore te cilat nuk mund te parandalohen por mund te bejme qe mos te perhapen me shume ,sjane faji i qeverise

  14. Duhet te jemi shume te kujdeseshem ne kete gje pasi mos menaxhi ose neglizhenca mund te sjell pasoja fatale per te gjithe ne

  15. Me vjen mire qe po merren masat e duhura per cdo situate emergjente dhe qe emergjencat civile te zjarreve jane ne gadishmeri

  16. ska faj qeveria qe bien zjarre po situata ne vendin tone po menaxhohet mjaft mire dhe nga ekipi i emergjencave

  17. te fillojm me nji i here pastaj te shkojm te 300 spartanet, por kujt po i rruhet helikopteri para makines te blindume e zyrave te stolisura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *