• |
ide | kryesore

Vulin për tensionet në veri: Të bindet Kosova për një zgjidhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, deklaroi se muaji i ardhshëm duhet të shfrytëzohet për marrëveshje dhe diplomaci, teksa ka komentuar bllokadat e vendosura nga serbët lokalë në veri të Kosovës. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme serbe, Vulin porositi serbët në Kosovë se “nuk duhet t’i besojnë Prishtinës dhe duhet t’i besojnë Serbisë së tyre dhe presidentit Aleksandar Vuçiç”. Ai tha se nuk pret asgjë nga Prishtina, por pret që Bashkimi Europian, nën ndërmjetësimin e së cilit u arritën dy marrëveshje për formimin e Asociacionit, të formojë menjëherë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Unë pres që Shtetet e Bashkuara, që kanë treguar se kanë ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojnë të përdorin këtë ndikim për të mirë… të vazhdojë të përdorë ndikimin për të bindur [kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin] që të arrijë një zgjidhje. Në thelb, kjo nuk është çështje mes Prishtinës dhe Beogradit, por është një çështje mes Beogradit e BE-së dhe shteteve që kanë ndikim në Kosovë. Shpresoj që këtë muaj të kemi bisedime që do të çojnë në arritjen e paqes në Kosovë”, tha Vulin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *