• |
ide | kryesore

Përfundon afati i izolimit, Emiljano Shullazi lë regjimin e posaçëm ‘41-biss’

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas dy vitesh në regjim të posaccëm Emiljano Shullazi, Alibion Aliko, dhe Genci Balla kanë lënë ambientet e 41-Bis. Burime bëjnë me dije se vetëm një ditë me parë atyre i kanë mbaruar aftet e regjimit të posaçëm duke lënë përfundimisht këto ambientet. Vendimi për daljen e tyre është ekzkutuar ditën e djeshme, ku nga ora 8:30 e mëngjesit deri më 18:00 ata janë trasferuar në burgje të sigurisë së lartë, ku do vuajnë pjesën tjetër të dënimit. Ndërkohë tashmë në ambientet e 41 bis vijojnë të qëndrojnë Arbër Çekaj, Redjan Rrahja e Aleksandr Llanaj, të cilëve afati për përfundimin e këtij regjimi përfundon më nëntor të 2022. Ndëkohë që në regjimin e posaccëm 41-bis ndodhen dhe Viktor Ymeri dhe vëllezerir Klemend dhe Eldi Ccala, të izoluar së fundmi, afati I të cilëve I përfundon në maj të 2023.

Regjimi i posaçëm “41-bis” ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale. Ky ligj hyri në fuqi në vitin 2020, ku nisi të aplikohej me 7 të burgosur që konsideroheshin me rrezikshmeri të lartë. Në atë kohë u izoluan anëtarët e grupit shullazi dhe 3 të burgosur të tjerë, ku për Emiljano Shullazin, Arbjon Alikon dhe Genci ballin me kërkesë së SPAK izolimi i tyre u shty me 1 vit tjetër e këta persona ndenjën në regjimin e posaccëm prej gushtit të vitit 2020.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *