• |
ide | kryesore

Revoltë në burgun e Peqinit, 3 të paraburgosur dhunojnë policët

-Instant, Lajme, Të fundit
Drejtoria



Revoltë në burgun e Peqinit. Mësohet se ditën e sotme tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.

Në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, ata i kanë goditur. Te tre janë vënë nën akuze të re krahas akuzave për të cilat ishin arrestuar. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka dërguar urgjent grup pune në burgun e Peqinit, ndërsa është kryer arrestimi në flagrancë i tre personave në fjalë.

Nuk dihen ende arsyet e këtij incidenti.

Njoftimi zyrtar

Më 4 gusht 2022 u arrestuan në flagrancë 3 shtetas të paraburgosur në IEVP Peqin:
K.L. për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal.

 

A.D. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

K.I. për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.



1 Comment

  1. Sali Berisha e Ilir Meta kanë shtrënguar sërish duart, të shoqëruan nga enturazhi i ri. Qesharake ose jo, gjykojeni vetë. Por janë po të njëjtët që qeverisnin bashkë kur vranë katër protestues me pushkë. Jo me skaf!

    Pasi i vranë, njëri i quante horra agjentë me çadra pistoletë, e tjetri kokëpalarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *