• |
ide | kryesore

VOA pyet kreun e SPAK: A do të hetohet Sali Berisha?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i SPAK Arben Kraja ndodhet në SHBA ku ka dhënë një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës. Ai është pyetur nëse institucioni që ai drejton do të ketë ndonjë hetim për personat e shpallur non grata nga SHBA, mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Por kreu i SPAK nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Problemi i korrupsionit në Shqipëri, por edhe në Ballkan është një problem shumë shqetësues. Është mungesa e ndëshkueshmërisë, mungesa e ndëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që kanë qenë të përfshirë në elemente korrupsioni dhe si rezultat i këtij shqetësimi është bërë një reformë – është krijuar një strukturë e re, ka ndryshuar shumë ligje dhe kemi dy vite e gjysmë që punojmë, kryesisht për ngritjen e konsolidimin e strukturës dhe për arritjen e rezultateve konkrete.

Pa diskutim që ne bashkëpunojmë me të gjitha strukturat të homologëve, qoftë edhe jashtë vendit për të luftuar këtë fenomen (korrupsionin). Ne kishim një takim me Koordinatorin Global kundër Korrupsionit i emëruar kohët e fundit nga Sekretari Blinken në Shtetet e Bashkuara.

Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën për të rritur edhe më shumë luftën kundër korrupsionit. Pjesa e SPAK-ut pastaj pa diskutim është çështja e hetimeve të çështjeve penale. Çështje penale SPAK-u ka shumë nën hetim, prej atyre të bëra publike dhe që nuk janë bërë publike, sepse kështu është hetimi.

Ne jemi të vendosur që për të gjitha rastet që kemi çështje penale nën hetim apo raste që përfshijnë zyrtarë të lartë, kushdo që të jenë ato, t’i shkojmë deri në fund për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kur provohet vepra penale” – tha Kraja. ©LAPSI.al



19 Comments

    1. Dept. i shtetit ka një kusht për Ramën:
      O gjej fakte dhe dëno Berishën me proces të rregullt gjyqësor ose faktet që ne kemi për ty(dhe janë sa një mal) do bëhen shembulli i suksesit të reformës sonë në drejtësi.
      Historia na ka treguar se ka kthesa të papritura dhe të çuditshme.

      1. Magnolia – eshte mire te enderrosh se nese e perserit nje genjeshter shume here dhe kur e si qe eshte genjeshter, fillon e behesh budalla dhe fillon te besosh genjeshtren tende

    2. Fillojeni nga te doni, lart posht majtas djathtas.
      Vetem zhdukini keta qe na kan thith gjakun, qe na kan degjeneruar dhe na kan tallur, keto 30 vjet.
      Vazhdo amerik, bjeru kres pa dallim. Shpresat vetem te ty i kam.
      Se te jet per keta….. Sovranitet Sovranitet. Jemi shtet sovran. Dhe me kete fjal kan shpetuar vet, e kan qire vatan.

    3. Akoma me të njëjtën pyetje?Po ky muhabet ka nja 10 vjet.Ore po të kishte Berisha probleme me drejtësinë Rama do e fuste në burg.Nuk e bëri dot zgjodhi rrugën e gjoja denoncim në DSH.Ky do jetë varrimi tij.Ne Shqipëri nuk ka gjykatë që e dënon Berishën sepse s’kanë gjë.Atehere Dash del bllof nga Rama.Keshtuqe do të ndroje opinion dhe prandaj janë gjithë këto deklarata.Por VOA e ben shpesh këtë pyetje qëllimisht.Te nxisi opinion tashmë për Ramën.

  1. Me 130 km/h/ Infermierja kalon me të kuqe dhe përplaset me makinat, vdesin 5 persona,protestoni shpellkare te salih metaj

    1. Berisha e meta dihet ca mostrash jane, po clidhje kane me infermieren qe ecen me 130 km/h qe thua ti o rrote kari. Kaq kar/patronazhist je nga trute sa nuk i jep dum se cfare lajmi eshte publikuar dhe ca komenti ben ti. Ti vazhdo keshtu se “oxhaqet” e shtepise ti pastrojne “tigrat” e partise

  2. Ramashtejn. Eshte I pari ,E dyta madame Madewell ;Per tradheti dhe shitje te vendit dhe pasurive kombetare tutorit te perbashket Vjedhjet galopante si dhe Genocid duke detyruar te largohen nga vendi gati 1 Milion qe te vjedhin dhe mund te beheshin Mbret dhe Mbretereshe!! I ardhur nga ura e Parisit dhe nje cope ekonomiste tani jane bere me $$$$$$$$$$$🤮🤮

    1. Prej bolesh do ta kapin.
      Eke degjuar ate shprehjen.
      Do ta vare prej bolesh.
      Patjeter, deri sa e mban veten si bole madh.

  3. Asnje katovicar nuk do perfundoj ne burg. Gjindaja hale ne mutistan eshte e zhytur deri ne gryke. Te rroje partia!

    1. Po pritem nga A. Kraja e O. Cela drejtesia ka per tu vendos pasi te shuhet bota. Ndersa BKH – ja do te filloj nga puna kur njeriu te rikthehet ne majmun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *