• |
ide | kryesore

Shteti rrumpallë/Pronarët e skafeve të sekuestruara protestojnë në Vlorë

Arkiva, Të fundit



Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare janë hedhur në protestë përpara Policisë Kufitare në Vlorë. Ata protestojnë për bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik, menjëherë pas aksionit propagandistik që pasoi vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdija.

Menjëherë sapo ndodhi ngjarja policia njoftoi se kisjte bllokuar 130 skafë dhe motorrë uji, duke hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit se deri atë moment sezoni kishte qene perfekt. Pra ose sezoni ishte i pergatitur me se miri dhe mjetet lundruese qarkullonin sipas rregullit, ose ishte gjithçka kaos dhe vetëm brenda pak oresh gjendeshin ngado skafe për tu bllokuar.

Në aksonnin e organizuarr rrëmujshëm sa për te nxjerrë në media se po punohet me sulm, me sa duket jana sekuestruar edhe mjete lundruese që i kanë letrat në rregull. Sipas pronarëve të skafeve që protestojnë në Vlore mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti. Ata thonë se i kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.

 

E bukura është se si skafet që lejohen të zbresin deri ne bregun e mbushur me pushues, si ato që bllokohen fare, në te dyja rastet janë në shkelje të ligjit. E këtë e dëshmon dhe fakti se gjatë protestës, një efektiv i Policisë Kufitare i sqaroi drejtuesit e mjeteve lundruese  se pritet të vijnë përfaqësues të lartë të Policisë Kufitare dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit, të dilnin në det. Pra thjesht aksioni i një shteti rumpallë që vepron vetëm pëe shou me urdhër nga lart.



10 Comments

  1. Te pakten kete mandatin e trete, te caktohen njerez te sakte ne poste drejtuse, duke filluar nga policia etj. Mjaft me militante injorante. Rama i arriti te gjitha , i fitoj te gjitha, prandaj ti japi rendesi sa me shpejt posteve drejtuse. Nuk ka me nevoje per njerez te paafte qe i thurrin lavde dhe qe i firmosin cdo gje.

    1. Po ju zoteri a e keni degjuar ate shprehje:Kam kapur nje hajdut,une e leshoj por nuk me leshon ai? Keshtu eshte me mafian,kur i merr votat me ta ata te komandojne ty

  2. Rrumpallizmi nuk filloj sot , ai filloj ne 2000 ne tirane dhe pastaj ne 2013 u perhap ne te gjithe shqiperine .
    Rrumpallizem , propagande , show , patronazhizem , luge bosh , perseri Gebelsizem dhe ne fund nje hiç .
    Ku ishe ? Asgjekundi
    Çfare bere ? Asgjesendi
    Nese doni ndryshime , rregulla loje , prospertitet . Nese doni ti thoni stop hajnise dhe padrejtesise .
    Nese doni ndeshkim per hajnat , tradhetaret dhe antishqiptaret , atehere :
    1 Rrumpallizmi do çfarosur sa me pare me rrenje e me dege .
    2 Kryerrumpalla dhe plehrat qe i vijne nga pas duhen degdisur ne burg per ca kohe

  3. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

    E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD Ti grupi tallava Arb si nje shpellkar i agjentit spiun salih metaj rumpallen e kishte ushqim per ju salihu dhe trute e tu shkojne per shtat rrumpalles made in salih metaj

  4. E kini vënë re se sa më tepër vdesin persona sa më tepër krime kryhen sa më tepër padrejtësira ndaj qytetarëve kjo qeveri ylberistash gjithmon dhe me e forte dhe me mbështetje ndërkombëtare …?!
    Ja për një argument të tillë ftoj ciftin e sukseshem Bushato Shkullakian të na bëjnë një hanal.ize të detajuar.

    1. Sdo shum mend kjo, sa me meq behet aq me shume Shqiptar largohen nga vendi, dhe kush ngel, vetem patronazhistat te cilet bejne gjithcka per Partine. Me kete ritem Shqiperia do te pergjysmohet ne 30 vitet e ardhshme.

  5. Rrumpalle eshte vetem Pe Dja qe dhe kryetarin e ka non grata o nipi i hysni kapos dhe cun i tezes Agim Neshos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *