• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar për vdekjen e Princeshë Diana

-Instant, Paparazzi, Slider

Princesha Diana dhe rrethanat tragjike të vdekjes së saj të parakohshme do të diskutohennë një dokumentar të ri, The Diana Investigations, në Discovery+ këtë muaj.


Dokumentari me katër pjesë, i cili do të publikohet  më 18 gusht, interviston personat kryesorë francezë dhe britanikë që hetuan aksidentin me makinë që vrau Dianën në 1997  duke ofruar njohuri të reja dhe detaje të padëgjuara më parë .


Në një trailer të publikuar të premten, ndikimi i  shtypit dhe internetit, në fillimet e tij në atë kohë, theksohen teksa hetuesit referojnë teoritë e konspiracionit dhe pyetjet nëse vdekja e Dianës ishte vërtet aksidentale.

“Ka të bëjë për gënjeshtrat,” i thotë kamerës një hetues, duke mbajtur një gazetë në dorë. “Nuk është e vërteta. Kjo nuk është e vërteta.”

Një tjetër thotë: “Kaq shumë rastësi. Kaq shumë gjëra të çuditshme që thjesht nuk bëjnë sens.”

Dokumentari i fundit i Dianës vjen vetëm disa javë pasi Princi Charles, Princi William, Princi Harry dhe familja mbretërore morën një falje formale nga drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie, për intervistën e princeshës në 1995 “Panorama”./Lapsi.al


1 Comment

  1. Gazeka…. Gjallesa te pa moralshme mediash manipulues mashtrues e bastarde te opinjonit publik.
    Mediat jane manipulusit e te vertetes dhe prandaj reputacioni i tyre eshte kthyer ne fallxhore mediatik.
    Me vjen shum keq qe shprehem ne kete menyre por kjo eshte e verteta e hidhur e medias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.