• |
ide | kryesore

Mallakastër, zjarr i madh në një sipërfaqe me ullishte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në zonën e njohur si Gjerbs në Mallakastër.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderushme, ndërsa deri tani kanë djegur rreth 4 hektarë tokë të mbjellë me ullinj shekullor.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës të Mallakastrës Reonardo Zotaj për shkak të erës, flakët rrezikojnë të përfshijnë edhe banesat që ndodhen pranë, edhe pse po punohet me të gjitha forcat për shmangien e përhapjes së flakëve.

Mësohet sapo ësthë marrë njoftimi për një vatër zjarri në fshatin Gjerbës, pranë vendi të ngjarjes janë nisur efektivë të këtij reparti, të cilët janë në luftë me flakët, edhe pse terreni i thyer nuk e favorizon shuarjen e menjëherëshme të tyre, ndaj janë duke u përdorur edhe mjete rrethanore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ai ndihmohet edhe nga temperaturat e larta dhe era.



1 Comment

  1. Salih Beriaha ashtu sic hidhte ne ere shtyllat e tensionit larte dikur sot ndez zjarre ne cdo cep te vendit po keto zjarre do djegin vete ate dordolecin e vucidoit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *