• |
ide | kryesore

Aksident në Levan-Tepelenë, 8 persona të plagosur, mes tyre edhe 2 fëmijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër, ndërsa raportohet për 8 të persona plagosur. Policia thote se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz dhe një Renault

Raportohet se personat e plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë te mitur janë dërguar në spitalin e Fierit.

Po monitorohet gjendja e të lënduarve të cilët ndodheshin në të dy automjetet. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.

“Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *