• |
ide | kryesore

Nisen dy anije të tjera me drithëra nga Ukraina

-Instant, Lajme, Planet

Dy anije të reja u nisën nga portet ukrainase të premten, për t’u dorëzuar në Etiopi gjatë ditës së sotme, sipas The Guardian.


Numri i përgjithshëm i anijeve që do të nisen nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB është tani 14, duke përfshirë eksportin e parë të grurit.


“Falë iniciativës së marrë, ne jemi gati të ngarkojmë më shumë se 23,000 tonë drithëra dhe ta eksportojmë atë në Etiopi”, tha në një mesazh në Tëitter ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë raportoi se anija Star Laura me flamurin e Ishujve Marshal do të transportojë 60,150 ton misër në një port iranian, ndërsa anija me flamur Belize, Sormovskiy 121, do të transportojë 3,050 ton grurë në një port turk , Dzerkalo Tyzhnia.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen muajin e kaluar pas paralajmërimeve se ndalimi i dërgesave të drithërave të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të çojë në mungesa të mëdha ushqimore në botë.

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës tha se Korridori operacional i formuar nga tre portet e Odesës, Chornomorsk dhe Pivdennyi do të lejojë që brenda një muaji të arrijë 3 milion ton eksporte me produkte bujqësore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.