• |
ide | kryesore

Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Tiranë-Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Tiranë-Durrës, si ndodhi aksidenti

Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte drejt Tiranës ka pësuar një aksident në afërsi të QTU-së.

Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë dhe shihet se ka një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës. 

Policia ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin e ndodhur.

Blutë bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bën me dije policia.

Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit, e cila u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë.

Ngarkesa u bë në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *