• |
ide | kryesore

Vetëm në Shqipëri është më shtrenjtë, nafta në Mal të Zi zbret në 160 lekë litri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Mal të Zi çmimet e karburanteve pritet të ulen edhe me 10 cent të tjera edhe pse shteti fqinj ka çmimet më të ulëta të naftës dhe benzinës në rajon. Nga e marta çmimet të gjitha llojeve të karburanteve në Mal të Zi pritet të ulen me 9 deri në 12 cent për litër, duke e bërë shtetin fqinj të parin për çmimin më të ulët të karburanteve. Nafta pritet të ulet me 9 cent duke kushtuar 1,39 euro ose 160 lekë për litër.

Dy llojet e benzinës do të ulen me 10 deri në 11 cent për litër.

Ulja e çmimeve në Podgoricë ndjek reduktimin e akcizës së naftës prej 50%, një masë e qeverisë malazez javë më përpara.

Ndërkohë çmimet e derivateve të naftës në Mal të Zi vazhdojnë të jenë më të ulëtat në rajon.

Çmimi i benzinës është më i ulët edhe se në Maqedoninë e Veriut, ku aktualisht për një litër maqedonasit paguajnë 171 lekë ose 1,47 euro.

Ndërsa sa i përket naftës çmimi në Mal të Zi është i dyti më i liri në rajon duke ndjekur Shkupin e cila ka çmimin më të ulët.



4 Comments

  1. To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal.” — Henry Kissinger thotë:

    To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal.”
    — Henry Kissinger

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *