• |
ide | kryesore

Me makinë të blinduar do kryenin krim, mes të arrestuarve i përfshiri në vrasjen e Xhulio Prelës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e mundshme kriminale është  parandaluar në Lezhë, ku në pranga kanë rënë dy persona. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasit F. B., 34 vjeçe, dhe Nikoll Sherrniku, 28 vjeç, i cili ishte  me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, Xhulio Prela.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasja F. B. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.

Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.

Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases F. B., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *