• |
ide | kryesore

Tentoi të fuste në Shqipëri automjetin e vjedhur në pronësi të një institucioni shtetëror në Kosovë, arrestohet në Morinë 43-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 43-vjeçar me iniciale B.S. nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës me një automjet të vjedhur. Sipas policisë makina i përkiste një institucioni shtetëror në Kosovë. Ndaj 43-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i policisë

Tentoi të kalonte kufirin me automjet të vjedhur, në pronësi të një institucioni të Republikës së Kosovës, vihet në pranga.

Në PKK Qafë Morinë, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi A3”, me drejtues shtetasin B. S., banues në Obiliq, Kosovë.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se automjeti që drejtonte 43-vjeçari, ishte i vjedhur në Kosovë dhe ishte në pronësi të një institucioni shtetëror.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, shtetasin B. S., 43 vjeç, banues në Obiliq, Kosovë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *