• |
ide | kryesore

Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Që prej mbylljes së parlamentit, gjatë gjithë verës, makineria e propagandës së rilindjes nuk është ndalur një çast të vetëm në sulmet ndaj Metës dhe Berishës. Pas email-it të “rastësishëm” që kërkonte zbulimin e së shkuarës si denoncues të ish presidentit, mediat pranë qeverisë dhe njerëzit e afërt të Ramës po e vizatojnë ish aleatin e tyre, që i solli në 2013, në pushtetin që ende po gëzojnë, si figurën më të zëzë të politikës në këto 30 vite. Hapja e kësaj dosjeje ka shërbyer si pretekst për të evokuar edhe njëherë Ilir floririn, njeriun me bllok në dorë, denoncuesin e shokut…etj.

Po i njëjti arsenal është vënë në punë për të goditur po ashtu, non grat-an Sali Berisha, duke bërë që ngjarjet e ‘97-ës, Gërdeci, 21 janari dhe privatizimi i klubit Partizani, të pushtojnë më tepër hapsirë se lajmet e aktualitetit.

Po le ti besojmë mos për një çast kësaj furie propagandistike. Le ti japim asaj të drejtë. Le të pranojmë pa mëdyshje se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë fiks ashtu siç i përshkruan Taulant Balla dhe siç i vizatojnë gardianët e moralit, që figurojnë në borderotë e bashkisë.  

Lexo me tej:

Prapaskena/ Plani i Ramës për të nxjerrë nga politika me ligj Berishën dhe Metën

Po sërisht, pyetja që shtrohet është: A është kjo e keqja më e madhe që po i ndodh sot vendit? A kanë gjë në dorë këto dy “figura të zeza” për 80 mijë eurot që i shkojnë çdo ditë pronarëve në kërkim të inceneratorëve? A i nënshkruajnë ata resortet e investitorëve strategjikë të hierarkëve të rilindjes? A fshihen ata pas pas bordit të gjoja transparencës, që po i rrjep shqiptarët me çmimin e naftës? A i bëjnë ata tenderat e rrugëve të florinjta? A i japin ata lejet e kullave, ku sipas të gjitha institucioneve ndërkombëtare pastrohen paratë e krimit? 

Po i shtrove këto pyetje kritikëve të përditshëm të dyshes që kryeson sot opozitën, ata të përgjigjen me naivitet: “Epo pa një opozitë të virtytshme dhe të besueshme, nuk ndalohen dot grabitjet e Ramës”.

Po aq i vërtetë sa është në realitet ky pohim, po aq hipokritë janë ata që e shqiptojnë atë nga halli. Sepse ata që e thonë, nuk e kanë ngritur kurrë zërin kundër asnjë skandali të kësaj qeverie. Ata bëjnë qëllimisht rolin e idiotit, që kur është duke i marrë flakë shtëpia, në vend që të fikë zjarrin, shkon e bën sherr për pastërtinë e uniformës së zjarrfikësit.

E këtu le të kthehemi edhe njëherë tek premisa e parë, tek supozimi që Ilir Meta dhe Sali Berisha i meritojnë të gjitha ato që makina e propogandës po buçet kundër tyre. Po duke e marrë këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës? Cilët janë ata që flasin në emër të këtyre qytetarëve? A e bëjnë këtë pjesa më e madhe e mediave, shoqëria civile, apo diplomatët që konsiderohen si faktorë në lojë, në këtë republikë bananesh?

Jo. Pothuajse të gjithë kanë bërë kompromis me strategjinë e regjimit, se jetohet mirë dukë sharë ata që nuk kanë pushtet.     

Kjo shtresë, shpesh e pa zëshme dhe e pa përfaqësuar, shërben si lakmuesi më i mirë për të kuptuar hipokrizinë e pjesës më të madhe të personazheve publikë. Asaj nuk i vlen aspak sterrosja e imazhit të Salës apo Likes, ajo ka nevojë të mbrohet nga oligarku që i rrëmben truallin në bregdet, nga polici që i masakron fëmijën me skaf, nga ndërtuesi që përdor shtetin për ti shkatërruar shtëpinë, nga qeveria që nuk i kompeson inflacionin dhe rritjen çnjerzore të çmimeve.

Sepse Shqipëria nuk është e ndarë në dysh, në atë të njerëzve të pushtetit dhe atë të atyre të opozitës, ashtu siç përpiqen të na e vizatojnë daullexhinjtë e qeverisë. Ajo është më e madhe sesa kaq. Ajo është mbi të gjitha e një shumice të cilës askush nuk i del për zot.

Prandaj të gjithë ata ingranazhe të mekanizmit propogandistik, që nuk flasin për dhunimin dhe vjedhjen që po i bëhet këtyre njerëzve, nga banda më e madhe kleptokrate që i ka rënë në qafë këtij vendi që nga 1912, nuk janë më të besueshëm. Askush nuk ka më nerva të dëgjojë, si këtë verë,  përralla nga e kaluara me Berishën dhe Metën. Askush nuk vazhdon të vajtojë ato që ka humbur në të shkuarën, teksa ndjen në pantallona dorën e xhepistit të tanishëm.

Pikërisht për këtë, të gjithë ata që bëjnë dredha për ti’u përgjigjur pyetjes së thjeshtë: “kush po i grabit shqiptarët sot”, e kanë një emër. Ata nuk janë gjë tjetër veçse mercenarë të mjerë të njërës prej tre Shqipërive, asaj të hajdutëve. 

©Lapsi.al

 

 



51 Comments

  1. Shume e sakte analiza e Andi Bushatit, si e cdo njeriu me kembe ne toke qe e sheh realitetin ne sy.

    Ne qytetaret, madje me te shkolluar se mercenaret mediatike, shumica thjesht anetare te Fabian Society, po ndihemi ne cdo hap qe hedhim te genjyer e te vjedhur, te pashprese e te neveritur, jo me Shqiperine e marre peng, por me kete realitet qe jetojme.

    Korruptimi i intelektualeve, mediave, analisteve, zyrtareve, etj nuk eshte fenomen shqiptar, apo se jemi njerez te liq, te pagdhendur e shejtan-budallenj, por strategji e importuar dhe zbatuar ne kete “laborator”, ashtu si ne Indi, e disa vende aziatike, ku qytetaret kthehen ne turma te coroditura, kurse “mjeshtrat” brohorasin apo ulerijne per ta.

    Por Shqiperia e trete eshte shumica pa asnje pushtet, e cila pret qe prej saj te dalin politikane te rinj qe nuk jane pjese e “mekanizmit inxhinjerik” te tjetersimit te Shqiperise dhe shqiptareve.

    1. Sakte, gabohesh vetem kur nenvizon se; “jane banda me e madhe e hajduteve, since 1912”, cfare po i bejne Shqiperis dhe shqiptareve DIKTATORI DUCE & BANDA soros/lgbt, nuk ia kane bere TE GJITHE PUSHTUESIT & ARMIQTE te marre sebashku ne 3.000 vite histori, ne keto troje, por te mos harrojne se dardha e ka bishtin mbrapa, dhe pastaj vjen nje dite…., KAQ!

    2. Ky Bushati është i trashë fare. Po vdes nga marazi të hedhi Ramën nga pushteti por nuk e kupton që përsa kohë shpresa më e mirë e tij është Sali Berisha me Ilir Floririn, është i pashpresë.

      Pastaj hidhet e përdridhet pse botuesit dhe analistët tjerë nuk bëhen njëzëri me të për të hedhur Edi Ramën. Më e keqja fare, mundohet ti përlyejë si të paguar pa sjellë asnjë provë apo fakt për këtë. E turpshme. Nëse ke fakte hidhi Bushat, përndryshe shkruan vetëm për vete, nuk të dëgjohet zëri sepse nuk ke kredite besimi. Nuk të beson asnjeri.

      Arsyet pse gazetarët tjerë nuk shkruajnë për Ramën janë shumë. Një, nuk janë si ti që ti falin Berishës dhe Metës vrasjet e 21 Janarit. Sulmet kundër Ramës ju bien përshtat këtyre të dyve dhe gazetarët e ndershëm nuk i duan. Shumë e kuptojnë që reformat e Ramës janë të stërvonuara dhe i mbështesin. Edhe më shumë e kuptojnë se çfarë flitet në gazeta për korrupsion nuk janë dënime por gjella e përditshme që po hamë që 32 vite. Kështu që derisa drejrësia të flasë, këta heshtin. Ndoshta ngaqë si asnjë herë më përpara Rama nuk po u del për zot njerëzve të korruptuar në rradhët e tij. Nëse kanë bërë zullume, po përfundojnë në SPAK një e nga një. E shumë të tjera.

      Je një mjeran Bushat. Njeri pa peshë. Pa dinjitet. Shpifës profesional. Me ndikim zero në publik. I vetmi publik që frymëzok janë ca të pashkollë që çirren e bertasin, që ofendojnë me një shqipe mizerabël që edhe kur ofendonjë njerëz duhet tua lexosh tre herë rë kuptosh çfarë shkruajnë. Këta janë fanst tu Bushat.

  2. Sakte, gabohesh vetem kur nenvizon se; “jane banda me e madhe e hajduteve, since 1912”, cfare po i bejne Shqiperis dhe shqiptareve DIKTATORI DUCE & BANDA soros/lgbt, nuk ia kane bere TE GJITHE PUSHTUESIT & ARMIQTE te marre sebashku ne 3.000 vite histori, ne keto troje, por te mos harrojne se dardha e ka bishtin mbrapa, dhe pastaj vjen nje dite…., KAQ!

  3. gjeni një vend tjetër në botë, që liderët e opozitës dalin çdo ditë në mes të gushtit të sulmojnë turizmin e vendit të tyre, duke ngjallur terror politik ndaj industrisë më të madhe më vend, përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës, që as vilat në Lalëz nuk po i shijojnë nga makthi i suksesit të turizmit. Makthi i tyre është se të ardhurat e turizmit fuqizojnë ekonominë e cila gjendet para sfidave të krizës botërore dhe ata nuk do t’ia dalin dot që përmes krizës ekonomike të realizojnë ëndrrat e tyre.

    1. Sa zili ju kam ju komunisteve!
      Edhe ne bythe po t`jua fusi partia juaj, sukses do ta quani. Vetem partia t`ju rroje!
      Pthu, fare e keqe!

      1. Taulant Palla 18/08/2022 te 12:01 – nuk jane debatet per ty. Pi ilacet e dites, ha buke e kos dhe futja nje palo gjumi me endra te bukura me adhuruesit e tu shpirteror Sali Berishen dhe Andi Kap Bushati Bolshevikun

    2. Po shoku patronazisht turizmi po lulezon e te ardhurat e tij po shkojne te fuqizojne ekonomine tone ( duke mbajtur karburantin 2200 lek per liter e duke investuar nga qeveria ne sigurimin e jetes te qytetarevet) U beme me keq se Palermo dikur ne shekullin e shkuar Jazek I u qofte juve qe mb te mbronj te pa mbrojtshmen

      1. Iliri e ndjeu para dy vjetësh, gjatë një vizite në Pogradec. Aty, mes fshatarëve të mahnitur para tij, kapi një zhurmë sikur ‘po vinin helikopterët amerikan’. Iu bë sikur ishte presidenti i vrarë Salvador Allende. Që atë ditë Amerika i kishte vënë vizën. Si të mos e marrësh si sinjal sot këmishën me vija të trasha blu e gri?!

        Të njëjtën histeri kapën antenat e Saliut kur thërriti para botës: ‘Jam Sali Berisha unë, ore budallenj!’. Ka qenë dita kur, nën gju, mori vesh se po hapej çështja ‘Gërdeci’ dhe se ’21 Janari kishte prova të reja’. Tani plagët dhe reumatizmat i ndjen Tritani.

  4. Do nje ti i ores 10:14?
    Te jap dy!
    Perballe ke Italine,qe po e “masakrojne” ate Draghin.
    Me lart, ne te majte (Veri-Perendim) ke Francen,ku Macron,nuk ka dite,qe te mos atakohet.
    Do me?
    Lexoni ndonjehere edhe ne gjuhe te huaj (po ditet ndonje).
    I vetmi ndryshim nga ky vend eshte se atje,nuk vidhet diten per diell,dhe nuk te thone “miremengjes” me kallash e TNT.

  5. ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA ,POLICIA E KAPI DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE ZENIT TE BABIT- thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,YLLI PATES,CARLO BOLES BOLINO,DRITAN HALE’sDHE MUHAMED VELIUT

  6. YMER GELBAZA KELLIRA NE SHTATOR DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN, GREG KRISTAQ RAMA BABA I ZAHOS DHE JO ALEXANDER VUCIC thotë:

    ZOTI BUSHATI JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA E MBANTE LLAPEN NE BYTH TR SALI BERISHES,PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUT BYTH FARE HAHA HAHA

  7. Shqiperia dhe shqiptaret dita dites deshmojne se jane te padenje te veteqeverisin. Shqiperia duhet te jete protektorat. Zgjedhjet duhet te pezullohen per nje periudhe 20 vjecare, Parlamenti dhe Qeveria gjithashtu. Shqiptareve duhet t’u privohen te gjitha te drejtat civile. Shtetin duhet ta drejtoje Bordi i BE-se, i perbere vetem nga perfaqesues britanike, amerikane, gjermane, franceze dhe skandinave (jo italiane, greke apo sllave), kurse Armaten ta drejtoje Komiteti i NATO-s. Policia te zevendesohet me FBI-ne, ndersa Roja bregdetare te jete pergjegjese per mbrojtjen e kufirit.
    Gjithe klasa politike te arrestohet dhe dergohet te Hashim Thaci ne Hage.
    Pas 20 vitesh mund te flasim per rikthimin e demokracise

    1. Mundet,por fjala e urte thote:i zoti e nxjerr gomarin nga balta,
      Vetem qe ne kemi qelluar ” i zoti eshte gomar” dhe nuk di a funksionon ;gomari e nxjerr gomarin nga balta!

  8. Bushat,i ke rene ne koke,si gjithmone.
    Te gjithe mundohen ti kthejne pergjigjen e merituar propaganduesve te pushtetit,por analiza jote eshte nje permbledhje e sakte e asaj qe te gjithe mendojme.
    Them te gjithe,se vetem nje pakice injorante i ben jehone demagogjise pasi ka ne dore mjetet qe te bertase e te çirret,dhe eshte pjese e makuterise se vjedhjeve.
    Ndersa gjithe te tjeret jane kush me shume e kush me pak viktima te regjimit.
    Por edhe shprehja e nje komentuesi me lart qe shqiperia e trete po pret lindjen nje klase te re politike,nuk me duket si zgjidhje,pasi derisa te vije ajo dite,ne do kemi ikur nga kjo bote.
    Personalisht mendoj qe zgjidhja eshte reagimi qytetar per çdo padrejtesi,ne menyre qe kushdo te jete ne pushtet ta dije qe nuk ben dot si te doje,por pikerisht kete beteje ka fituar klika ne pushtet duke perçare njerezit si te majte e te djathte (nderkohe qe vete ata nuk jane as njera e as tjetra por thjesht banda hajdutesh),si veriore e jugore,si pasanike e pabuksa e plot te tjera.
    Per ta mbyllur,duhet bere diçka se nuk mund te zvarritemi gjithe jeten,skllaveria de juro ka ik me kohe,por duket se po farketohet nje tjeter lloj skllaverie,me e peshtire,dhe jemi ne vete qe po e mundesojme ardhjen e saj me indiferentizmin tone.

    1. 👏 i paemer 13:13
      Duhet absolutisht njerzit te reagojn per pakenaqsit e tyre! Duhen vene me shpatulla pas muri kushdo qe sillet ne kte menyre dhe vjedh ne kte menyre! Rastis qe tani eshte edi neser dikush tjeter! Duhet urgjentisht te reagojn te gjithe dhe te dalin nga kjo letargji dhe ky lloj indeiferentizmi ndaj se tashmes dhe te ardhmes!

      1. Bbb
        18/08/2022 te 16:36
        ajo eshte gjithe loja
        Ndaj ata te pushtetit nxisin pikerisht letargji e indiferentizem shoqeror.

  9. Rshte e sigurte se ne 2025 KM-ja nuk kandidon me, sepse deri atehere do te kete vjedhur cdo

    gje dhe duke mos pase se cfare te vjedhe me , atehere nuk do te kete motiv per te ndenjur ne

    pushtet.

  10. ANDI BUSHATI,ALBIN KURTI DHE FATOS LUBONJA TALLEN KEQ ME YMER GELBAZA KELLIREN! thotë:

    YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT?! YMERI DHE TAKU NGJELA JANE KAMPION PA E FUTUR KARIN NE PIDH PRANDAJ JANE FRUSTRUAR DHE TERBUAR SI ZAGAR KUR MENDOJNE SE ZENI I BABIT E KA NE SHTRAT NJE NDER GOCAT ME TE BUKURA NE SHQIPERI ARMINA MEVLANIN,KURSE YMERI JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT HAHA HAHA

  11. Ore duhet te jesh komplet idiot se nuk ka mundesi.sot po te vjedhin dhe ti thua pse sulmojne hajdutet. Femijen kush e vrau saliu apo polici, ciftin kush e goditi, keto vrasjet perdite kush po i ben? Ore vertet je mi qirizi por thirri trurit te miut

  12. YMER GELBAZA KELLIRA PUSHIMET I KALON DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,MUHAMED VELIUT DHE KOL SALLAKU -SKYPE-s thotë:

    TE GJITHE I KALOJNE PUSHIMET ME GRA OSE DASHNORE

  13. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU TALLEN KEQ ME ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA ,YMER GELBAZA KELLIREN DHE BATON HAXHIUN thotë:

    ARRESTOHET BATON HAXHIUT,POLICIA E KAPI BATON SPIUNIN DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE GANIMETE MUSLIUT
    -ARRESTOHET YMER GELBAZA KELLIRA,POLICIA E KAPI YMERIN DUKE MASTURBUAR AFER PALLATIT TE ARMINA DHE ZENIT TE BABIT

  14. Bushat, cfare thua per Ramen shumezoje me 1000 te zeza jam teresisht dakort por te shpresosh zgjidhjen tek Berisha dhe Meta eshte nje tmerr pa fund per shqiptaret. Eshte diabolike ti ofrosh ketij vendi si zgjidhje familjet Berisha dhe Meta, eshta ta cosh te keqen ne nje spirale te tmerreshme. Prandaj nje opozite bindese se do jete ndryshe nga Rama, Berisha dhe Meta emergjence kombetare, mos fokusimi tek ky fakt eshte ligesi.

    1. O tirons !
      Bushati e ka deklaruar publikisht se nuk i përkrah asnjëherë as Berishën e as Metën që u lidh me te.
      Meraku i Bushatit është se ai përkrah cilindo politikan që “sulmohet” nga “imperializmi anglo-amerikan” e përmend si zgjidhje “revolucionin e dhunshëm bollshevik”
      Në 21 janar të 2011-s, Bushati linte kokën për Ramën, pasi ambasadori amerikan kishte deklaruar se protesta e tij e dhunëshme kishte agjendë antiamerikane.
      E ka ndryshuar objektivin e qitjes mediatike 180 gradë, qëkur Rama na u bë “mik” i SHBA.
      Nëse nesër do të ndrohen rolet, Berisha do të mbështetet nga SHBA e Rama do të shpallej non grata, të jesh i sigurtë se Bushati do ta dredhë menjëherë si Likja.

  15. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU E PARASHOKOJNE NJE JETE TE MJERUAR DHE POSHTERUAR TE YMER GELBAZA KELLIRES,DO TE NGORDHI SI ZAGAR I VETMUAR ME KAR NE DORE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE NGORDHE DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE

  16. /… Po duke e marrë këtë të mirqenë, sërish ngrihet pyetja: po atë shumicë shqiptarësh, që s’kanë votuar kurrë as PD-në, as LSI-në, kush i mbron nga grabitja galopante e Ramës?/

    Çështja për shumicën e tretë që nuk beson tek asnjëra palë (dhe me të drejtë) është se thjesht nuk ka më se kush t’a përfaqësojë. Ata pak njerëz të ndershëm dhe të zgjuar që janë, ose nuk duan ose nuk i lejojnë të futen në pushtet. Ai tren ka kohë që ka ikur.

    Kështu që ata (shumica asnjanëse) duhet të bëjnë një zgjedhje, sado e papranueshme të duket. Qëndrimi në anë (apo neutral) nuk i ndihmon ata, përkundrazi me këta hajdutë në qeveri ata e kanë të humbur kauzën e tyre, sado idealiste qoftë dhe çon ujë te mulliri i sektit të kuq, duan apo s’duan. Nëse do ëndërrojnë ndonjë njeri të kulluar, ajo gjë s’ka për të ndodhur dhe thjesht do tregojn naivitetin e tyre.

    Më e udhës është që t’i bashkohen opozitës egzistuese, por njëkohësisht duke qenë kritik ndaj saj. Çdo opsion tjetër është pothuajse i pamundur. Mos të kërkojn qiqra në hell!

  17. ANDI BUSHATI TALL KEQ ZAGARIN E MJERUAR DHE FRUSTRUAR SEXUAL YMER GELBAZA KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH MUHAMED VELIUT SONTE SE FRROK CUPIT ESHTE ME JASHTEQITJE PO I RRJEDH BYTHA GJAKE ME QELBESIRE

  18. Hipokritë pse nuk kanë ngritur zërin për inceneratorët?
    Ata nuk u ndjenë kur u shkërdhye vota,e ti thua të ndihen për ppp -ra!
    Qeveria Rama,nuk duhet kundërshtuar,
    duhet përmbysur,duhet nxjerrë me shkelma nga zyrat,duhet të shkojnë si grup në burg….
    Por mos harro o nipi i Hysni Kapos,se për përdorimin e “demokracisë” dhe shtetit për bythën e tij,për përçarje dhe kurthe të përditëshme kundër Opozitës,për blerjen dhe nënshtrimin e Medias dhe Drejtësisë, ndërtimin e shtetit të “Njëshit”, pisanjosi Edi Rama ka mësuar nga vetë” profesori “i tij ,Sali Berisha…..
    Kurse Ilir Meta është hajdut xhepash…hajn si i thoshin dikur në Shkodër!

  19. Elektoriati gri jane njerez qe vlersojne lirine e tyre e s’bejne kompromis me te keqen. Ti na propogandon te zevendesojme Ramen e zi me Berishen stere ( e zeze). Bushat parulla komuniste kur te vijme ne ne pushtet do hani me luge floriri nuk fuksionon sot. Keshtu sa lodhesh kot per steren e Berishes si te ardhme fute trurin e shpirtin ne pune e mundohu te gjesh ndonje fije shprese te nje ardhme qe ska lidhje me ngjyrez e zeze te klases sone politike. Ne nuk e kemi humbur shpresen!

  20. Qeverisja e Berishës me 835 të vrarë.

    Qeverisja e Ramës me 501 të vrarë

    Gjithsej janë 1336 të vrarë.

    Pra, në 16 vite qeverisje, 2006 – 2021, të vrarët e periudhës “Berisha” zënë 62.5 për qind të totalit, kurse të vrarët e periudhës “Rama” zënë 37.5 për qind të totalit, me një ulje të vrasjeve prej 40 për qind në favor të periudhës “Rama”Dashnoret e krimit salih metaj ne vite.

  21. Zjarrfikesit (me ca njolla) qe do te shuajne zjarrin e vene nga Rama, qenkan Sala me Meten ?

    Eshte forme humori Bushat, apo nje kontribut tjeter “i vyer” ne idiotizimin e metejeshem te kauzes opozitare ?

    Perseritja e idiotesirave Bushat thjesht shton bindjen e atij qe i thote, por nuk ndryshon ate te te tjereve. Idiotesira te tilla mbajne ne pushtet hajdute si Rama e klika e tij ! A di pse ? Sepse ato nuk bindin asnje me shume sesa “partizanet” e Sales. Pa bindur ata qe nuk e duan Ramen, por qe nuk jane gati t’i vene flaken vendit per te zevendesuar mutin me shurre, Rama do te vazhdoje te mbetet ne pushtet.

    Njerezit duan alternativa te besueshme e kjo nuk eshte as hipokrizi e as naivitet. Kjo eshte ajo cfare cdo njeri normal ne cdo cep te botes kerkon nga politika. Nqs klasa politike nuk eshte ne gjendje t’a ofroje, atehere duhet te ndryshoje klasa politike (dhe te paguarit e saj, qe bejne sikur kane opinione te pavarura… )

  22. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KRESHNIK SPAHIUT,MUHAMED VELIUT DHE CARLO BOLES BOLINO-GREG KRISTAQ RAMA TALLET ME YMER G KELLIREN thotë:

    YMER MOS SHKRUEJ KETU TE LAPSI.al POR IK FUTJA KARIN NE BYTH SKENDER MINXHOZIT DHE FRROK CUPIT

  23. ANDI BUSHATI TALLET KEQ ME YMER GELBAZA KELLIREN:KUR E SHQELMUAN YMERIN ,YMERI BERTITI PO EDHE TE ME MBYTNI KETU LLAPEN NGA BYTHA E SALI BERISHES NUK E NXJERR FARE,PRANDAJ I MBAN GOJA ERE MUT BYTH DHE NUK I OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET YMERIT thotë:

    KUR E SHQELMUAN ME KOKE DHE KOQE YMER GELBAZA KELLIREN ,ANDI BUSHATI E SHURROJ NE SURRAT PER TI LARE GJAKUN

  24. YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH MUHAMED VELIUT DHE YLLI PATES

  25. Dulla ka vrare 50.000 njerez aq sa Saliu , Rama dhe Meta i duhen 300 vjet per ti arritur.

    Po drejt asaj rruge jane, ato dhe pasuesit e tyre. Te shuajne sa te shuajne per te ndejtur ne politike.

    Politika = Para, Pushtet, Fame, Mbrotje dhe ne fund Vdes e han mut per cdo gje qe bere ne jeten idiote te politikes.

    Te rroje partia e t’na e rruaj shoku Enver.

  26. Nje e-mail Anonim “zbulon” nje Dosje I.M. (te nesermen e daljes nga Presidenca e Ilir Metes) dhe patjeter kjo Dosje eshte e Ilir Metes! Kete duhet koka-rrase e Taulant Balles per ta besuar…nderkohe qe mbare nje popull po beson ate qe provon perdite : Fukarallekun e shtuar ne sofrat e tij! Dhe populli para ketij realiteti varferie nuk kandiset dot me Histori Spiunesh, me to nuk ushqen dot femijet.

  27. “I.M ka shume te drejte; Parate depozituar jashte, bere prona te patundshme apo qe kane krijuar EMIGRATE DEPOZITA, duhen sekuestruar! Ta fillojme nga Londra e Qipro them une! Pastaj vijojme me leket e pronat ketu!”

  28. ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU TALLEN KEQ ME YMER GELBAZA KELLIREN,YMER ZAGARI NUK E KA FUUR KARIN NE PIDH ME VITE TE TERA,I MBAN GOJA ERE MUT BYTH FARE PRANDAJ NUK I OFROHET ASKUSH YMERIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE BLEJA 2 PAKO CIGARE DHE 3 BIRRA ,PASTAJ IK FUTJA KARIN NE BYTH EDHE KOL SALLAKU SKYPE-s

  29. Dhe mos u gezoni ju qe e keni inat nuk e gjen gje mbretin, ai eshte mbret dhe mbret do ngelet.” ka thënë Kolgjegja.

    Ky i fundit, kush e mban mend, është një fans i flaktë i Berishës.

    Ai madje bëri edhe foton e Berishës tatuazh në gjoks.

    Për ata që nuk e dinë ndërkohë, Martinaj ka lidhje familjare me familjen Berisha, nga ana e Lirisë.

  30. Shpesh flitet për revolucion, bëhet thirrje për revolucion, caktohet afati për të nisur revolucion, kalitet shpresa për frytet e revolucionit dhe ai nuk ndodh.

    Të gjithë revolucionet më të rëndësishme të epokës sonë (revolucioni anglez, francez, amerikan, kinez) janë bërë pa paralajmërim. Revolucioni nuk është ftesë për dasmë, dhe Yuval Harari në librin e tij mjaft popullor “Sapiens” e shpjegon mjaft thjesht se pse nuk ka kalendar për revolucionin. Ata që janë në pushtet, nuk janë aq budallenj dhe duke bërë publike datën, natyrshëm marrin të gjitha masat që revolucioni/ndryshimi të mos ndodhë.

    Revolucion nënkupton një transformim rrënjësor, jo thjesht ndërrim të qeverisë me dhunë, por një organizim tjetër politik, institucional dhe ideologjik.

    Gjendja ku ndodhet sot vendi nuk kërkon një revolucion të tipit të rrëzojmë Hasanin që të vijë Hyseni, por kërkon disa “revolucione”. Thënë më saktë nevojiten ndryshime revolucionare pa bërë revolucion.

    1. Revolucion në mendësi: Janë taksat e tua
    Pa ndërruar mendësi dhe pa qytetari aktive, përpjekjet për revolucion i ngjajnë njeriut që merr shatin dhe prashit në det vazhdimisht e vazhdimisht. Sot, sidomos, në rrjetet sociale, del më shumë se kurrë në pah analfabetizimi ekstrem për qeverinë, për taksat, për shtetin për institucionet, pra për kontratën që kemi me ata që zgjedhim. Po marr një shembull banal të kthyer në rutinë: publikimi i punëve publike. Reagimet në rrjet (pa llogaritur ushtrinë e paguar dhe telekomanduar të komentuesve) janë fyese dhe revoltuese. Qartazi këta njerëz realisht mendojnë se rrugët po i bën kryeministri dhe ministri apo drejtori me paratë e veta, duke djersitur dhe duke ndenjur pa gjumë nga puna me tre turne në kantiere. Më shumë se qesharake është e dhimbshme.

    Pa e mësuar të gjithë se buxheti i shtetit (ai buxhet që përdoret për rroga, pensione dhe investime) janë të ardhurat nga taksat dhe tatimet e gjithë shqiptarëve, (shto edhe borxhet që merr qeveria, por që prapë i paguajnë shqiptarët), zor se mund të kemi dhe të kërkojmë funksionarë të përgjegjshëm. Pa kuptuar se kur votojmë nuk zgjedhim veç për njërin kah politik, por votojmë dikë që do të administrojë paratë tona, korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike do të vijojnë të jenë edhe më të mëdha dhe më spektakolare se telenovela e incineratorëve. Ai që paguan taksa nuk ta shet votën, nuk e duron arrogancën dhe nuk e bën dot për leshko. Kur paraqet një punë publike qeveria- duhet të shkruhet me germa të mëdha, pse jo edhe të arta “RRUGË E NDËRTUAR ME PARATË E TAKSAPAGUESVE SHQIPTARË.” Pa lidhur taksimin me qeverisjen nuk do të ketë përgjegjshmëri. Sa më shpejt të kuptohet kjo aq më vështirë do ta ketë kryeministri dhe ministrat të paraqesin “punë publike” pa treguar afatet, faturat, kostot dhe krahasimin me punët publike të bëra nga parardhësi apo me standardet në vendet e BE-së. Nga pagesa e taksave pa përfaqësim lindi revolucioni amerikan. Nëse kuptohet se “e gjithë bota rrotullohet rreth taksave”, atëherë debati në zgjedhje nuk do të bëhet më për mustaqet e Çelos, por për taksat dhe mirëadministrimin e tyre, nuk do të bëhet për të majtën apo të djathtën, për komunistët apo antikomunistët, por për prioritete dhe politika zhvillimi.

    Taksapaguesi, është punëdhënësi i Presidentit, Kryeministrit, Kryetares Kuvendit, administratës, pushtetit lokal, policisë e ushtrisë. Çdo punë publike paguhet nga taksat. Punëdhënësi e ka për detyrë të kërkojë llogari ndaj punëmarrësit. Nuk është parë e dëgjuar në asnjë vend normal që punëdhënësi t’i ngrejë këngë punëmarrësit. (?) Është për të ardhur keq që edhe pas 32 vitesh ne ende nuk i kemi harruar “veprat e partisë”, por përkundrazi, kemi rritur cilësisht edhe këngët për udhëheqjen lavdiplotë.

    Si mundet që prokurorimet të cilat duhet të përfundonin në dyert e drejtësisë, vazhdojnë përfundojnë në rapsodi për liderin?

    2.Revolucion në qeverisje
    Një qeveri e mirë “nga populli, e popullit dhe për popullin”, do të thotë që “shërbëtorët e popullit”, përpiqen dhe bëjnë më të mirën me burimet financiare (dhe ato natyrore) për të plotësuar nevojat bazë të popullit. Pra shërbëtorët publikë kujdesen e përkujdesen për një demokraci egalitare.

    “I gjithë pushteti vjen prej popullit. Po ku shkon?” – pyeste me të drejtë Bertold Brecht.

    -Si ndodh që shërbëtorët arrijnë deri aty sa keqtrajtojnë pronarët e tyre, punëdhënësit e tyre?!

    -Si ndodh që qeverisja në vend të jetë shërbëtore dhe rregullatore e shoqërisë, transformohet në një formë moderne sundimi?!

    Një qeverisje e përgjegjshme në krye të së gjithave kërkon TRANSPARENCË.

    Po, transparencë, llogaridhënie, efikasitet dhe efiçencë. Në epokën e digjitalizimit ku nuk kushton asgjë përpos dëshirës, që çdo institucion publik në Shqipëri, në nivel qendror dhe lokal të ketë një website ku të publikohen në kohë reale shpenzimet që nga letra e lapsi e deri te tenderat e mëdhenj. Bëhet fjalë për lekët e mbledhur nga taksapaguesit. Nëse dikush po mendon se nuk paguan taksa e ka tërësisht gabim. 34% e të ardhurave në buxhet janë nga TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar), ku çdo mall që blihet në vend e ka 20% këtë taksë. Nëse nuk arrijmë të taksojmë si duhet pasurinë, konsumin e taksojmë që çke me të.

    Nëse një zyrtar nuk të jep informacion/dokumente bazuar mbi të drejtën që të jep Kushtetuta dhe ligji për informimin e publikut me dokumente zyrtare, nuk duhet shumë filozofi për të thënë hapur se ai ka diçka për të fshehur. Madje, çimentohet dyshimi për të thënë se ai/ajo po vjedh/abuzon.

    Një qeverisje e mirë do të thotë luftë pa kompromis ndaj abuzimit dhe korrupsionit. Një angazhim për transparencë dhe zbatim të ligjit njëlloj për këdo dhe kudoqoftë, përbën kusht të panegociueshëm. Dhe për korrupsionin në nivelin ku ka arritur nuk duhen më strategji kombëtare dhe ndërsektoriale, as matrica dhe plane masash, por vullnet për të zbatuar ligjet dhe masat drakoniane.

    Nuk duhet të jesh Nostradamos për të kuptuar se lufta (e vërtetë) ndaj korrupsionit dhe meritokracia reale do ta kthenin Shqipërinë brenda pak vitesh në një magnet për investime të huaja cilësore.

    Mungesa e meritokracisë në administratë i kthen “shërbëtorët publikë” në rastin më të mirë në “idiotë publik” dhe në rastin më të keq në “gangster publik”. (Si ndodhi që nga premtimi për meritokraci kemi përfunduar në klientelizëm?)

    Një qeverisje e mirë do të thotë caktimi i prioriteteve dhe shpenzimi i parave ashtu sikundër shpenzon paratë për familjen tënde. A duhet nisur nga investimi në arsim? Ka vende tejet të suksesshme (pa asnjë burim natyror) që kanë investuar deri në 30% të buxhetit për arsim.

    Një qeveri e mirë është ajo që kur harton ligje ka parasysh të mirën e “numrit më të madh” dhe jo interesin e një grushti njerëzish që gabimisht ne i quajmë oligarkë.

    Një qeverisje e mirë është ajo ku vendin e qeveris ligji, rregulli dhe institucioni dhe jo “lideri” që thotë: “unë edhe iki se nuk e kam problem, po kujt do ja lë në dorë vendin”…

    Në një vend ku sundon ligji dhe ku institucionet janë të forta, të pastra, eficente, qeverisja është shumë e lehtë.

    “Shqiptarët- ah këta njerëz të mirë dhe punëtorë, por si nuk patën njëherë fat të kenë një qeverisje të mirë”, -konstatonte me dhimbje Edith Durhan në fillim të shekullit të kaluar.

    Ishte korrupsioni galopant, mungesa e efiçensës së administratës, pakënaqësia në rritje e fshatarëve, punëtorë dhe ushtarëve- shkaku i revolucionit rus që përmbysi perandorinë dhe solli në pushtet bolshevikët.

    3.Revolucion në shoqëri
    Shqipëria është një vend me popullsi homogjene me një gjuhë, një kulturë, një histori dhe thuajse të gjithë dakord për një të ardhme të përbashkët. Ky vend pa asnjë problem të madh (etnik, fetar, me fqinjët), ka plot 1001 probleme të vogla të cilat vijojnë të udhëtojnë dhe gangrenizohen nëpër kohë.

    Mund të hartosh kushtetutën më të mirë, mund të ndërtosh institucione të përkryera, por mënyra se si sillemi dhe ndërveprojmë me njëri-tjetrin janë edhe më të rëndësishme se vetë institucionet.

    Një nga rreziqet më të mëdha me të cilën ndeshemi sot është modeli i gabuar i “njeriut të suksesshëm”. Nuk është i suksesshëm njeriu që lexon, mëson, punon, djersitet, por është modeli “i të fortit, që ka bërë lekë brenda a jashtë dhe kthehet fillimisht biznesmen, pastaj drejtor, më pas deputet dhe njeri i rëndësishëm në politikë e media. Nuk besoj se ka vend tjetër në këtë kontinent që të ketë kaq shumë lajme për vrasje “biznesmenësh” të kësaj natyre që çuditërisht u del edhe ndonjë skaf rrugësh apo ndonjë vazo lulesh ilegale. Kultura e punës nuk ekziston, ndërkohë që puna duhet kthyer në kult. Puna duhet mësuar në kopësht e në shkollë. (kemi edhe fjalë të urta ku stigmatizojmë punën: (Kush i ka parë hajrin punës, apo t’ishte puna e mirë, punonte edhe mbreti). Jemi vendi që kemi më shumë drejtorë e shefa se punëtorë. Se çfarë lidhje/raporti kanë të ardhurat me punën mjafton të analizosh listë-pagesat që u bënë publike në film të këtij viti.

    Nuk kërkohet shumë mund dhe as filozofi për të mbajtur një ambient të pastër. Mjafton të mos e ndotim vetë. Një revolucion në shoqëri nis nga ndryshimet e vogla, në shtëpi, në kopshte e shkolla, pra revolucioni në komunikim. Të dëgjojmë me respekt për të kuptuar dhe jo për të kthyer përgjigje, jo vetëm t’i dëgjojmë, por edhe të respektojmë njerëzit e ndryshëm me të cilët mbase nuk jemi fare dakord. Një luftë ndaj zhurmës në ambiente private dhe publike nuk do të bënte thjesht ambienti më të qetë, por edhe më të bukur. Është rast për t’u studiuar se si ndodh që rrëmbehemi për një “parkim” apo për një “pse më pe” dhe nuk ngremë as zërin ndaj padrejtësisë ekstreme apo abuzimit të dukshëm…

    4.Revolucion në media
    Në media në fakt revolucioni ka ndodhur dhe është koha për “kundër revolucion”. Para se të ndodhë, mbase kemi nevojë t’i japim një përgjigje të sinqertë disa pyetjeve që nuk e kanë përgjigjen e lehtë.

    -Si ndodhi që nga ëndrra për një media të lirë sot jetojmë makthin e “lirisë” së “medias”?!

    -Si ndodhi që nga ëndrra për media të pavarur përfunduam te media partizane?!

    -Si ndodhi që nga licenca për të mirën publike sot kemi licence për gjueti?!

    -Si ndodhi që nga misioni për të luftuar dhe demaskuar gjobëvënësit, media të kthehet në “gjobëvënëse”?

    -Si ndodhi që dje konsideronim faktet të shenjta dhe opinionet të lira, ndërsa sot opinionet janë të shenjta dhe faktet “alternative’, ku njerëzit dyllosin veshët ndaj fakteve dhe hapin zemrën ndaj opinioneve?!

    -Si ndodhi që faktet i ngjajnë pjatës me fasule që të duhet të konsumosh 100 lugë opinion para se të kapësh ndonjë kokërr fasule -fakt?!

    -Si ndodh që fjala etikë të ngatërrohet me etiketë?!

    -Si ndodhi që nga deviza informacioni është pushtet sot jemi në devizen keqinformimi/propaganda është pushtet?!

    -Si ndodhi që vendin e debatit publik mbi tema me interes për publikun e ka zënë kacafytja publike ku ka më shumë zhurmë në studiot televizive në Tiranë se nga bombardimet ruse në Ukrainë?!

    -Si ndodhi që nga një media që kontrollon liderët dhe pushtetet, sot kemi liderë dhe pushtete që bëhen vetë media dhe transmetojnë çfarë duan, kur duan, ku duan dhe mbi të gjitha si e duan?!

    -Si ndodhi që nga një media që kontrollon liderët, sot jemi në një situate ku demagogët digjital të pasuar nga komentues të paguar- synojnë trushplarjen në masë të turmave digjitale?!

    -Si ndodhi që rrena mbërrin në tezgat e vjegzat digjitale më shpejt se e vërteta?!

    -Si erdhi dita që nuk është e lehtë të dallosh:

    a. Sharlatanin nga parimori?

    b. Gënjeshtarin nga i sinqerti?

    c. Ekspertin nga manipuluesi?

    d. Paqtuesin nga demagogu?

    -Si ndodh që më shumë plehra ka në ambientin digjital se në jetën reale?!

    -Pse gjuha urrejtjes, ekstremizmi, lajmet e rreme, teoritë konspirative kanë zënë vendin ballor në konakun digjital?!

    -Pse anonimët kanë lirinë të damkosin njerëzit publik duke zbrazur mllefin, zilinë, urrejtjen dhe duke dhunuar dinjitetin njerëzor?!

    -Kush e kishte menduar se do të vinte dita që të bëhej fakt-cheking nëse toka është e rrumbullakët apo jo?!

    -Kush e kishte menduar që sfera publike digjitale do të jetë kaq toksike sa detoksifikimi i saj duket më i vështirë se zhdukja e qeseve plastike në planet?!

    Revolucioni i ri në media kërkon që të mos ketë më neutralitet mes së mirës dhe së keqes, që terroristët digjital duhen trajtuar si terroristë dhe debati publik duhet bërë për interesa publike.

    Distanca e medias me realitetin dhe audiencë është e frikshme, andaj duket se detyra e parë e medias është te misioni bazë: informimi i saktë dhe mbikëqyrja e abuzimit të pushteteve të tjera. E lehtë për ta thënë dhe duket e pamundur për ta bërë!

    5.Revolucion në drejtësi
    Prej 6 vitesh ka nisur një reformë e madhe e quajtur Reforma në Drejtësi. Pastrimi dhe heqja nga sistemi e disa personave që nuk hiqeshin dot ndryshe, është realizuar. Por kjo nuk është as gjysma dhe as çereku i punës. Do të duhet kohë të kemi një figurë popullore nga fronti i Drejtësisë: Një hetues/prokuror, gjyqtar, oficer policie që të gëzojë simpatinë dhe mbështetjen e publikut. (Por kemi këngë për “komisar Katanin”, personazhi i famshëm nga seriali televiziv Oktapodi i viteve ‘90, këngë që vetë italianët nuk e kanë ende.)

    Pas 6 vitesh ndryshime të thella kushtetuse për një drejtësi të re, është koha për një bilanc dhe për të thënë çfarë shkoi mirë dhe çfarë duhet ndrequr. Kjo s’bëhet me tribuna partiake dhe as me statuse në rrjetesh sociale por me bashkëpunim konkret të një sërë aktorësh majtas e djathtas, partnerësh ndërkombëtar, shoqëri civile, media të vërtetë, të cilët duhet të udhëhiqen nga Kuvendi i Shqipërisë, institucioni që duhet të ketë seriozitetin dhe balancën që i takon. Edhe për nopranët në drejtësi sot është e qartë se disa llogari nuk u bënë mirë. P.sh, në kuptimin e burimeve njerëzore i hynë detit me këmbë. P.sh, kriteret e vendosura për postet në institucionet e reja të drejtësisë i ngjanë kritereve të tenderave që paracaktojnë fituesit. P.sh, arnimet e vazhdueshme pa kryer analizë specifike dhe reflektim pas saj, të sinjalizojnë për hije dyshimi.

    -Si është e mundur që është mbyllur dera dhe dritarja për të pasur në sistemin e ri të drejtësie dhjetëra e qindra juristë të diplomuar (madje me rezultate shumë të mira) në universitetet më të mira të BE-së dhe SHBA-së?

    Sot ende flasim për vende vakante në Gjykatë Kushtetuese, në Gjykatë të Lartë dhe për përgjysmim të numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në gjykatat e Apelit dhe ato të faktit. Juristë të mirë kemi (si ato të shkolluar në Shqipëri ashtu edhe jashtë) dhe nuk i duam brenda sistemi! Para të ndërtohej sistemi më shumë u mendua për gardhin e madh që do të linte jashtë të padëshiruarit dhe derën e vogël për të futur brenda të paracaktuarit(?) A është konflikt i pastër/flagrant interesi që ata që hartuan kriteret të jenë të vetmit që i plotësojnë kushtet?

    Sot kemi një pritshmëri të tepruar nga 17 prokurorë të SPAKU-t dhe mbase zhvillimet na detyrojnë që me keqardhje të heqim dorë nga pritshmëria e tepruar. Ky institucion u ngrit për të ndëshkuar korrupsionin në nivele të larta dhe logjika e kërkon që kryqëzata anti-korrupsion nuk nis nga 10 vjeçari i parë apo edhe i dyti i tranzicionit tonë, por nis nga 10 vjeçari i fundit ku duket se ideja që nuk ka më as gjykata as prokurori, ka bërë që korrupsioni dhe abuzimi i dy dekadave të para të tranzicionit të duket “fëmijëror”?!

    SPAK ka treguar që ka kurajë të godasë “ish-ët” dhe një revolucion në kutinë e votimit bën që zyrtarët/qeveritarët përgjegjës për aferat e sotme, që mbajnë më shumë erë se plehrat, të ndëshkohen në mënyrë shembullore. Por ama ndëshkimi nis nga votuesi dhe përfundon te gjyqtari. Koha për të hequr dorë nga iluzionet dhe pritshmëritë e larta pasi sado e kulluar të jetë drejtësia, nuk i zgjidh të gjitha problemet. Nuk ekziston në historinë e njerëzimit një “Republikë Gjyqësore”. Ndryshimi duhet nisur në mënyrë frontale dhe duke qenë të ndërgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi. Vettingu në polici u ndërpre menjëherë. Testi i drogës në polici u ndërpre menjëherë. Mjaftojnë këto dy fakte për të kuptuar gjendjen në të cilën ndodhemi. Kemi më shumë shqiptarë në burgje jashtë (12 000) sesa në vend (5500)

    Pa drejtësi asgjë nuk është e mundur. Vendet që kanë përparuar më shumë gjatë 250 viteve të fundit, nuk kanë qenë domosdoshmërisht vendet me pasuri natyrore, por janë vendet ku ka spikatur më shumë sundimi i drejtë i ligjit dhe pjesëmarrja aktive e qytetarëve në politikë.

    6.Revolucion në politikë
    Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë mekanizmi që garanton stabilitet politik, institucional dhe ekonomik në një vend demokratik. Vetë Shqipëria e ka provuar se çfarë do të thotë të kesh zgjedhje të lira dhe të pranuara (1992, 2005, 2013) dhe çfarë do të thotë të kesh zgjedhje me probleme dhe të kontestuara (1996, 2001, 2009, 2017, 2021). Fakti që pas tri dekadash kemi ende probleme me zgjedhjet, me ndikimin dhe zgjedhjen e personave të inkriminuar, me shpërdorimin e fondeve dhe burimeve shtetërore, me përdorimin e policisë, me shitblerjen e votës, tregon se jemi më keq se ç’kemi qenë 100 vjet më parë.

    Kontestimi konstant i zgjedhjeve ka shërbyer edhe si alibi për të penguar rotacionin e elitave brenda partive politike. “Pas humbjes, do të kisha dhënë dorëheqjej, po të ishin zgjedhje të rregullta”. Këtë refren e kemi dëgjuar nga liderët si të të djathtës ashtu edhe të të majtës.

    Partitë politike nuk bëjnë zgjedhje, lideri është i pakontestueshëm, nuk diskutohet për program, ide dhe politika/alternativa zhvillimi. Partitë këto “kështjella të demokracisë” janë praktikisht pasqyra e pushtetit dhe opozitës së radhës. Partitë më shumë sundohen se drejtohen.

    Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme demokracia kthehet në slogan.

    Pas “fitores” së zgjedhjeve, kur nuk bën gjërat që thua dhe bën gjërat që nuk thua- pushteti që ke marrë me vota- nuk është më pushtet i deleguar, por pushtet i tjetërsuar, me fare pak dallim nga pushteti uzurpuar.

    Me ndryshimet kushtetuese (2008) ku është fuqizuar roli i kryetarëve të partisë është mbyllur dera për alternativa të reja. Më lehtë hyn deveja në vrimë të gjilpërës se partitë/lëvizjet e reja në sistem. Kryetari i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëdijshëm vrau jetën e brendshme politike dhe çdo gjë u kthye në emërim. Emërimi në parti kthehet në emërim në qeverisje. Emërimi në qeverisje kthehet në emërim në ekonomi, biznes, shkencë madje edhe në art, kulturë e sport. Kushtetuta 2008 vrau garën e përfaqësimin dhe rrjedhimisht solli sistemin e kryetarokracisë që zëvendësoi profesorët me halabakët. Në Kushtetutën e vjetër garonin profesorët dhe jo “silenciatorët” .

    Demokracia është sundim i shumicës dhe kjo përcaktohet me votë, por me atë të lirën aman. Pa votë të lirë dhe rregulla të qarta loje, jeta politike dhe shoqërore manipulohet dhe deformohet. Praktikisht sot nuk votojmë për deputetët, nuk votojmë as për gjyqtarin, as për prokurorin, as për drejtorin e policisë, as për drejtorin e shkollës, as për administratorin e lagjes. Sot njerëzit kanë mundësi të zgjedhin vetëm “kryetarin e bashkisë”. Dhe ke të drejtë të votosh për kryetarin e bashkisë pasi ky të jetë i zgjedhur më parë nga lideri i partisë. Futja e primareve në zgjedhjet brenda partiake është vetëm hapi i parë, dhe i vonuar për t’i dhënë kuptim votës.

    7.Revolucion në ekonomi
    Nëse me fjalë pretendojmë se jetojmë në një ekonomi të lirë të tregut, praktikisht nuk kemi as ekonomi as liri, as treg. Të ashtuquajturit biznese të suksesshme apo “oligarkë”, marrin frymë vetëm nga fondet e buxhetit të shtetit. Pasuria e tyre jo vetëm nuk është rrjedhojë e talentit apo shpikjeve që ndryshojnë dhe përmirësojnë jetën e shqiptarëve, por përveç fondeve publike, në dispozicion të tyre po vihen ligje të favorshme. Ligje të posaçme për 10 persona, madje ndonjëherë ligj veç për një njeri të vetëm. Dhe qershia mbi tortë: Pasi marrin milionat e buxhetit të shtetit, paguajnë më pak taksa se çdo kioskë në Shqipëri dhe madje guxojnë dhe dalin edhe me humbje!

    Konkurrenca, motori i ekonomisë së tregut minohet nga rregullat e pabarabarta nga ndryshimi i beftë i rregullave gjatë lojës dhe pjesën e luanit e kanë paratë informale në ekonomi. Ekonomia informale 50% do të thotë që beteja mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë ka shumë gjasa të fitohet nga kjo e fundit. Borxhet vijnë duke u rritur dhe pesha e tyre rëndohet nga koncesionet dhe PPP-të. Nëse qeveria në Gjermani do të rriste borxhin publik në nivele të papranueshme me siguri gjermanët do të ishin në rrugë. Borxhet janë për t’u paguar. Nuk do të mund t’i paguajmë ne, por do t’i paguajnë edhe fëmijët dhe nipërit e mbesat. Borxhet e rritura do të thotë pengmarrje e së ardhmes.

    Kultura e punës është e vrarë nga modelet e “milionerëve të çastit” dhe sot më shumë se gjysma e GDP-së realizohet vetëm nga tregtia.

    -Si ndodhi që e nisëm me thirrjen për “investitorë të huaj” dhe përfunduam te “investitorët strategjikë” një strategji e kulluar klienteliste?!

    40 firma bujqësore hollandeze ka sot në Serbi! Fabrika belge më e madhe e autobuzave është hapur në Shkup. Benzi do të hapë fabrikë në Tetovë.

    Investimet e huaja nuk vijnë për shkak të fjalëve të bukura dhe sloganeve. Thamë: “Shqipëria 1 euro”, por investimet e huaja me pikatore. U futëm në NATO dhe thamë se do të vërshojnë investimet e huaja por veç Iluzion, dhe dy investime që sot e kanë mbyllur ciklin; trumbetuam “Reforma në Drejtësi”, prapë hiç investimet e huaja! Investime të huaja nuk kemi jo se nuk ka se për çfarë të investohet, jo se nuk ka kapital të lirë të huaj për të investuar, por duket se edhe kapitalizimin duam ta ndërtojmë me forcat tona. Me “oligarkët” tanë.

    Burimet natyrore vendi i ka të shumta, por nga shfrytëzimi tyre përfitojnë vetëm një grusht njerëzish që nuk kanë vetëm shumë para, por kanë edhe shumë oreks për më shumë akoma, që mendjen nuk e kanë te inovacioni dhe Zot na ruaj te rrisku, por si të kafshojnë sa të mundin fondet dhe pasurinë publike.

    Një pasuri në dorë të një 0.1% të njerëzve duhet shpërndarë, se si këtë duhet ta mendojë qeveria apo të paktën të ketë vullnet të pyesë për të mësuar nga modelet e suksesit. Kemi pensione dhe pagë mesatare më të ulët se Kosova edhe pse premtimet më të mëdha. Imagjino për një moment pensionin sot të një pensionisti. Fakti që janë gjallë, padyshim e kthen edhe ateistin në besimtar të devotshëm, sepse as me aritmetikë, as me kimi nuk duhet të ishin gjallë. Është Zoti i që mban gjallë!

    Ishte despotizmi i mbretit, ndarjet e thella në shoqëri, rritja e çmimeve, angazhimi filozofëve, roli i shtresës së mesme që bëri të mundur- revolucionin francez 233 vjet më parë.

    Ndryshime revolucionare

    “Në demokraci, revolucionet përgjithësisht shkaktohen nga zullumet e demagogëve”, thoshte Aristoteli i ndritur, te Politika dhe Demagogët Platoni i quante “tiranë në pritje”.

    Sot, njerëzit janë dukshëm të shqetësuar dhe të zemëruar për situatën në të cilën ndodhen, por zemërimin nuk e kthejnë në rebelim. Një pjesë e mirë, në vend të “ndryshimit të qeverisë”, po bëjnë një ndryshim tjetër, atë të vendbanimit duke parë për një të ardhme më të mirë jashtë Shqipërisë. Jashtë me shumë gjasë krenohen kur dëgjojnë këngën: “o sa mirë me qenë shqiptar…”, teksti i së cilës fatkeqësisht lipset të editohet në: : “o sa mirë me qenë shqiptar, jashtë…”

    Me statistika, çdo ditë largohen nga vendi banorët e një kulle dhe çdo ditë jepet leja për një “kullë”. As Naçertanija e Ilija Graçanin në 1844, as Memorandumi i Vaso Çubrilloviq më 1937, nuk kanë guxuar të shkojnë deri në këtë pikë. Sot nuk ka eksod, por hemorragji kombëtare. Për të ndalur këtë hemorragji: Duhen reforma të mëdha, por ngaqë kjo fjalë është nga më të shpërdoruara, gjatë tri dekadave duket më e udhës “fjala revolucion”. Duhen reforma revolucionare, por jo në Facebook e as në Instagram. Revolucion, por jo revolucion me “trurin e Maos”. Jo “Nga gryka e pushkës dhe përmbysje me dhunë”, por transformim rrënjësor.

    Nuk na e ka fajin sistemi, por modeli i gabuar që zgjedhim me zell. Komunizëm ka qenë edhe ? e globit, por jo aq brutal dhe ç’njerëzor sa në Shqipëri. Na kanë kritikuar për ekstremizëm Tito, Stalini, Hrushovi, madje edhe vetë shoku Mao! Në fjalët e një vëzhguesi francez: “ndërtuat komunizmin më të keq, dhe tani po ndërtoni variantin më të keq të kapitalizmit”.

    Ndryshimi nuk bëhet dot me “urdhër të peshkut”, ai kërkon kohë, por jo kohë të pafundme sepse s’mund të jetojmë përherë në një laborator.

    Revolucioni i shoqërisë duhet të jetë mbi të gjitha kulturor për të kaluar nga mendësia dhe praktika totalitare te gara e lirë. Emërimi i gjithçkaje po e çon shoqërinë drejt një kolapsi aftgjatë.

    Janë të gjitha mundësit për një ndryshim cilësor në 10 vitet e ardhshme ku me udhëheqjen e duhur dhe me vullnetin e duhur, vërtet mund të arrihen shumë.

    Mjaft të kujtojmë ku ishte Shqipëria më 1997 dhe ku mbërriti më 2007. Nga prag – gremina në vend anëtar i NATO-s dhe me një rritje ekonomike konstante për më shumë se 7%.

    Nëse është shumë e vështirë realizimi i “revolucioneve” mjafton dëshira dhe vullneti për të mbyllur kapitujt e bisedimeve me BE-në dhe në fund të 10 viteve pavarësisht kush është në pushtet, e kush në opozitë vendi është i transformuar në mënyrë revolucionare. Nuk mund të ndryshojmë dot botën, as rajonin, as fqinjin, por vetveten. Revolucioni nuk është më përmbysje në rrugë, por përmbysje në mendësi. Ai vjen nga dëshpërimi, por ushqehet nga shpresa. Ai nuk bëhet me thirrje, por me bindje dhe besim. Andaj, kot nuk thonë:
    Revolucionin e bëjnë REVOLUCIONARËT

    Bravo Lutfi Dervishi

  31. YMER KUR E KE FUTUR KARIN NE PIDH PER HERE TE FUNDIT,? YMER TE MBAN GOJA MUT BYTH FARE PRANDAJ NUK TE OFROHET ASKUSH ,DO TE NGORDH DUKE MASTURBUAR ME FOTOT E ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE- thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE SPARTAK BRAHOS

  32. Pa me degjoni nja dy llafe,
    popull i Shqiperis e Tiranes,
    se do tu flas fare troc une sot,
    pa i ardhur rrotull anes e anes,

    Ju qe per Socializme pritet,
    per 47 vjet ashtu burrerisht,
    pritmeni po aq pra edhe mua,
    sa te Rilind…gjinekologjikisht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *