• |
ide | kryesore

Qarkullonte me 3 karta identiteti, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar, i cili lëvizte me 3 mjete identifikimi të falsifikuara është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast të falsifikimit të dokumenteve, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në rrugën “Sokrat Miho”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 mjete identifikimi, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. Do jete nxenes I Vjola Dokos qe jeton ne Durres e Bruksel.Ajo eshte mesuese e tyre por kamuflohet nepermjet ca shkrimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *