• |
ide | kryesore

Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros, mbajtja e parasë fizike është rritur

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqiptarët po i besojnë gjithnjë e më shumë Euros si monedhë për të mbajtur kursime dhe për të kryer transaksione ekonomike.

Nëse rritja e depozitave bankare në Euro është një tregues i qartë dhe i prekshëm në vitet e fundit, një vrojtim i Bankës Qendrore të Austrisë tregon se vitin e kaluar është rritur edhe mbajtja e parasë fizike në Euro dhe niveli i përgjithshëm i indeksit të Euroizimit të ekonomisë.

Indeksi i Euroizimit është një tregues i përgjithshëm i shkallës së Euroizimit të ekonomive të Europës Qendrore dhe Juglindore, i ndërtuar duke kombinuar të dhëna mikro të vrojtimit që lidhen me mbajtjen e parasë fizike në Euro, si edhe me të dhënat makro të depozitave në valutë të individëve sipas formulës: [para fizike (cash) në Euro për frymë + depozitat në valutë për frymë] / (totali i parasë fizike për frymë në qarkullim+totali i depozitave për frymë).

Referuar këtij indeksi, gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, shkalla e Euroizimit të aseteve të individëve, në terma absolutë, varion nga nivele mesatare deri në të larta për disa vende të rajonit.

Bazuar në rezultatet e fundit, niveli i Euroizimit gjatë vitit 2021 është rritur për 6 nga 10 vendet e shqyrtuara, kryesisht si rezultat i rritjes së mbajtjes së parasë fizike në Euro, një dukuri e shprehur më së shumti në vendet e rajonit, ku kryeson Maqedonia e Veriut, ndjekur nga Serbia dhe Shqipëria. Për Shqipërinë, shuma e parasë fizike për frymë që mbahet nga individët në Euro është rritur, duke u rikthyer në nivele të ngjashme me mesataren e vitit 2011-2012.

Po ashtu, edhe preferenca e individëve për të ruajtur kursimet në Euro është rritur, duke bërë që indeksi i Euroizimit të prekë nivele disi më të larta krahasuar me mesataren historike.

Në lidhje me nivelin e besimit ndaj monedhës vendase, se ajo do të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme në pesë vitet e ardhshme, rezultatet e vrojtimit për Shqipërinë kanë shënuar rënie gjatë 2021.

Po ashtu, kur të intervistuarve u kërkohet të krahasojnë Euron dhe monedhën vendase për sa i përket besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë në të ardhmen, individët më së shumti vijojnë të vlerësojnë më shumë monedhën Euro. Kjo tregon se vlerësimi i stabilitetit dhe besueshmërisë së Euros është më i lartë në krahasim me monedhën vendase.

Për vitin e kaluar, Shqipëria shënoi rezultatin më të lartë të hendekut mes Euros dhe monedhës vendase, krahasuar me të gjithë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një vrojtimin e fundit gjithashtu vërehet rritja e përqindjes së të anketuarve shqiptarë që planifikojnë të marrin kredi në monedhë të huaj brenda vitit të ardhshëm.

Kjo vlerë është më e larta për të gjitha vendet e anketuara, duke përjashtuar Kroacinë, e cila planifikon të hyjë në Eurozonë dhe të përdorë monedhën e përbashkët Euro prej 1 janarit 2023. Sa i përket besimit të individëve që depozitat e tyre në sistemin bankar janë të sigurta, Shqipëria vijon të shënojë kuotat më të larta krahasuar me vendet e tjera, dhe ky besim ka ardhur në rritje gjatë vitit të fundit./Monitor



3 Comments

  1. Qeverisja e Berishës me 835 të vrarë.

    Qeverisja e Ramës me 501 të vrarë

    Gjithsej janë 1336 të vrarë.

    Pra, në 16 vite qeverisje, 2006 – 2021, të vrarët e periudhës “Berisha” zënë 62.5 për qind të totalit, kurse të vrarët e periudhës “Rama” zënë 37.5 për qind të totalit, me një ulje të vrasjeve prej 40 për qind në favor të periudhës “Rama”Dashnoret e krimit salih metaj ne vite.

    1. Sot ka ardhur koha qe monedha me e forte e me rritje deri ne 125 leke parashikoet te jete dollari shume experte ekonomie ne bote e parashikojne nje rritje te qendrushme duke u bazuar ne fakte konkrete pasi shume artikuj sot edhe per shume vite do te vazhdojne te vine nga USA dhe Kanadaja pa permendur triliona dollare kontrata ushtarake me vendet Evropiane gje qe do sjelli me tej renien e euros dhe forcimin e dollarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *