• |
ide | kryesore

Incidenti me dy ushtarë të lënduar në Gramsh, policia jep detajet

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka reaguar përsa i përket sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku raportohet se dy ushtarakë shqiptarë u plagosën pasi u sulmuan me spraj në fytyrë nga shtetas të huaj. Me anë të një njoftimi, blutë kanë bërë me dije se janë ndaluar tre persona: dy rusë dhe një ukrainas. Po ashtu nga policia njoftohet se është sekuestruar dhe një makinë tip “Chevrolet” me të cilën lëviznin personat e huaj.

çfarë ndodhi?

Dy ushtarë shqiptarë janë sulmuar në Uzinën e Armëve në Gramsh nga 2 rus dhe 1 ukrainas, të moshës 24-33 vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia. Ata dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret rus. Dy prej tyre po qëndronin në automjet, ndërsa 24-vjeçari i identifikuar si Mikhail Zorin, i cili mbante aparat fotografik në dorë i është afruar perimetrit të uzinës. Sapo është konstatuar nga ushtarët Albi Bici dhe Ardian Xhaka, rusi i hodhi spraj kimik në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, rreth orës 19:30.

Njoftimi:

Nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, është njoftuar se ne afërsi të rrethimit të uzinës është konstatuar një shtetas i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar të fotografojë ambientet e zonës ushtarake. Në momentin që 2 ushtarakët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, shtetasi i huaj iu është kundërpërgjigjur me spray neuroparalizues, por 2 ushtarakët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur neutralizimin e tij.

Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar  edhe nga dy shtetas të tjerë  dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë  kontrolluar zonën.

Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj.

Për këtë ngjarja janë angazhuar  Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit  dhe po koordinohen veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të  Forcave të Armatosura. Dy ushtarakët e dëmtuar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.



7 Comments

  1. 20 vite burg ne rregjimin biss 41 per te tre do ishte mjaftueshem ne keto birrycat tona qe vijne ere shurre.

    1. Po pse i bene publik emrat e ushtarve o bq apo vari lesht.
      Dhe thone po merret antiterrori dhe bejn publik emrat kur do behe shtet ky vend ,keta nuk publikojn emrat e atyre qe arrestojn publikojn emrat e ushtarve qe desh lan kokat per pordhet e Rames.
      Do turist rus bq ramsesi dhe thote jemi ne lufte por duket se jemi ne lufte vetem per cmimin e naftes

  2. Nje shtet i pergjegjeshem nepermjet ministrise se jashtme therret menjeher ambasadorin rus dhe i kerkon sqarime rreth aktivitetit te paligjshem te tre shtetasve rus ne shqiperi. Ata sjane turiste qe te kaloj me kaq kjo pune. Shteti i tyre i ka derguar me mision sekret ketu.

    1. Ahaha, kush e di pse behet klo loje qe vetem syleshet patronazhiste e hane. Rrofte partia rrofte amerika qe gjeti sebep te na marre dhe uzinen e gramshit

  3. Ahaha, kush e di pse behet klo loje qe vetem syleshet patronazhiste e hane. Rrofte partia rrofte amerika qe gjeti sebep te na marre dhe uzinen e gramshit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *