• |
ide | kryesore

Meta: Më 1 shtator do të padis Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i “Partisë së Lirisë” Ilir Meta ka paralajmëruar se më datë 1 shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

“Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit.  Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës “, tha sot Meta në një komunikim për mediet.

Gjatë muajit korrik dolën shumë aludime që donin që ish-Presidenti Ilir Meta të ketë qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Aludimet qarkulluan pasi sipas Autoriteteit të Dosjeve, një politikan me iniciale I.M ka qenë pjesë e dosjeve të ish-Sigurimi të Shtetit në kohën e komunizmit. Autoriteti i Dosjeve përmes një postimi dha informacion se politikani i nivelit të lartë I.M. është pjesë e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Pas spekulimeve se ish-presidenti Ilir Meta është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit, institucioni theksoi se të gjithë të interesuarit duhet të të ndjekin rrugën ligjore për informim mbi këtë çështje, duke shtuar se të drejtën e informimit për dosje të ish-Sigurimit të Shtetit mund ta ushtrojë çdo palë e prekur apo e përmendur.

Ilir Meta  ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.



14 Comments

  1. hahaha, Like floriri do padisi ata qe i nxorren sekretin e spiunit. Shqiptaret kan te drejten e zotit te marrin vesh nqs nje person qe ka mbajtur postet me te larta shteterore ka qen apo jo spiun i sigurimit. Paske frik nga e verteta o Like floriri.

    1. O pallosh!
      Nxjerrja e sekretit eshte per ate personin tjeter qe nuk eshte detyrim per ta bere publik.
      Ne lidhje me ish presidentin Meta ka falsifikim.
      Shko bej ca shkolle te dish te kuptosh se cfare shkruhet o i paemer!

      1. Linda… Punon gje te zyra kunder falsifikimeve?
        Dhe nga eksperienca e kuptove pa e pare fare dokumentin.
        Sa kuadro te pergatitur ka administrata jon.

        1. Linda e pidhut te satom

          Fugshqyeri analfabet funksional

          Smund te fabrikosh dosjet , eshte krim.
          Nuk.mund te nxjerresh emra e dosje ne kundershtim me ligjin ne fuqi. Eshte krim

          Pse pidhi satom e prishe ligjin e lustracionit te pd ne 2008 dhe ate ne 2014?
          Pyete i her pidhin e.satom

          Fugshqyer cereksufllaqe

      2. Po mir qe e kupton ti. Nga e di ti qe eshte fallco apo ashtu thot baba. Edhe baba spiun ka qen se ashtu ishin kohet Po ti e ke mendjen te suflaku

  2. Po pse ne 1 shtator?
    Pse jo dje, sot apo neser????
    Apo muaj i ri kismet i ri.
    Ne cdo hap qe ke ber o idioti i cepanit. Tregon qe je ne faj.

  3. Faleminderit Ilir! Nje nga fjalimet më të fuqishme që ke dhënë, megjithëse je rrethuar nga kriminel të lindur. Ti sëbashku me Berishën keni ndezur shpresën tek ajo pjesë e njerëzve të zgjuar dhe realist, për ndryshime të thella dhe të shumpritura. I keni futur lepurin në bark Ramës me kompani, kanë ndezur motorrat e shpifjeve dhe kërcënimeve.

    [*] Gjithashtu shum mir qe pësimi ju është bërë mësim.

  4. Leri denoncimet se nuk marrin vesh kurvat me te tilla gudulisje , filloni revolucionin . popullit i ka ardh ne maje te hundesh me keta pushtat mavi

  5. Dosja e Metes eshte e vetmja ku spiuni nuk ka psudonim. Nsq vertet ky njeri ka qene bashkepunetor sigurimi a mund te na thoni dhe pseudonimin sic e ka psh Mero Gelbaza alias Corapja

  6. Dosja Berisha kishte të bënte me një bashkëpunëtor të mirëfillte të sigurimit të shtetit dhe UDB-së. Dosja Rama ishte dosje përpunimi agjenturor që kryesisht lidhej me episodin e familjes Popa. Dosja e trete Metaj ishte një dosje që në gjuhën operative quhej dosja “Urithi’ që lidhej me angazhimin e një personi të caktuar në veprimtari zbulimi.Mundes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *