• |
ide | kryesore

Nisma për ndryshimin e ligjit për dosjet e ish-Sigurimit, Balla: Berisha ka qenë sekretar i Partisë së Punës

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediet kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se socialistët kanë hartuar një paketë ligjore, nisur nga propozimi i Autoritetit të Dosjeve. Balla u shpreh se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste shumë të larta, duke mos përmendur emra.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje të gjithë nismave, bëhet fjalë për një paketë. Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga autoriteti i Dosjeve është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjera është në Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozim e ardhur dhe për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri dhe autoriteti ka arritur në konkluzionin se mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë dhe për verifikimin e mëtejshëm ka pengesa që lidhen me ligjin aktual. Në këto 30vite ka pasur edhe raste të tjera që kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë dhe janë ngritur në hierarkinë më të lartë shtetërore. Natyrshëm që bazuar edhe në eksperienca të tjera dy propozime të tjera duhen bashkëpunuar edhe me elementë të tjerë. Ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe në këtë kontekst juristët e grupit tonë kanë punuar gjatë muajit gusht për të konkluduar edhe në disa shtesa në këtë ligj. Drafti përfundimtar nuk është gati. Me qëllim që personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimi e ngjitjes së tyre në karrierë. Dhe të pamundësohet kandidimi i tyre për anëtarë të Kuvendit”, deklaroi Balla.

Balla tha se ky është një vendim që i takon drejtësisë dhe i bëri edhe njëherë thirrje SPAK-ut që të hetojë Sali Berishën.  Ai shtoi se Berisha ka qenë sekretar i Partisë se Punës.

Ky është një draft pune. Për çështje  e non gratës. Është një vendim që është marrë nga SHBA dhe se fundmi nga Britania. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura, mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin e Britanisë janë bërë publike edhe elementë korruptivë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Nuk mund të adresohet në këtë paketë. Unë vazhdoj të mendoj se Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës dhe mendoj se në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si sekretar partie. një sekretar partie, që ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin”, u shpreh Balla.



18 Comments

  1. Sado qe te mundoheni ju kelyshet e vegjel te hjenave te egra komuniste nuk do te mund ti mbyllni gojen legjendes se madhe me emrin Sali Berisha

    1. Taulant balla! Flet ky !?

      Hapu dhe !!

      Hapu dhe te futen 99.9999% e shqiptareve!!

      Pertej neverise per tualetin e balles nga librazhdi….
      sali berisha eshte figura me e madhe e shqiptareve pas renies se komunizmit, dhe se bashku me ibrahim Rugoven jane fanaret e shqiptareve per kete periudhe ne histori

  2. Ne kete ligj duhet te futen dhe ish femite apo niperit e Byrose politike atehere o kokcep Librazhdi, Saliu te tha ne mes te Parlamentit qe jot moter eshte prostitute dhe ti spate kurajon as ti kthesh pegjigje mer katunar qe ske ngp njehere barkun me buke ndersa tani na del e ben zedhenesin e Ramazonit. Dhe ti persevativi rradhes je mos ki merak

    1. Dosja Berisha kishte të bënte me një bashkëpunëtor të mirëfillte të sigurimit të shtetit dhe UDB-së. Dosja Rama ishte dosje përpunimi agjenturor që kryesisht lidhej me episodin e familjes Popa. Dosja e trete Metaj ishte një dosje që në gjuhën operative quhej dosja “Urithi’ që lidhej me angazhimin e një personi të caktuar në veprimtari zbulimi.

  3. Teori boshe te kokloqes nga libraxhdi. I ka kyre frika dhe tmerri nga protestst qe po ziejne dhe qe do shenojne kapitullimin perfundimtar e kesaj qeverisje hajduterie 10 vjecare

  4. E pastaj sa sekretare partie ka pasur e la Ps.Te qënit sekretar nuk do të thotë që ai ka bërë krime kundër personave.Do t’i quajmë të pa denjë të gjithë ish sekretarët e partisë kryesisht ata që kanë në ndërmarje.Por me dijeninë time ai nuk ka qenë .

  5. O Tao , po shoku Fatos ishte kryetar i partise se punes dhe e mbajtet kryeminister sa vite . O hale a ka me komuniste se juve o hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *