• |
ide | kryesore

Partia e Lirisë depoziton në SPAK 50 dokumente, akuza të reja për inceneratorët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka në një konferencë për mediat ka deklaruar se Partia e Lirisë, ka depozituar në SPAK 50 dokumente të cilat i ka bërë publike në deklaratat e strukturës Antikorrupsion.

Caka deklaroi se SPAK është vënë në dijeni sot sesi kompania koncensionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV shpk, i ka dhënë një hua prej 500.000 euro një punonjësi e më pas i ka shitur dhe një tokë në vlerë 19.550.000 lekë.

Sipas saj, më pas po ky punonjës i cili konsultohej nga kompania e Stela Gugalles, Consulting Se Partners aplikon dhe shpallet fitues i një Granti pranë AZHBR me fonde të Bashkimit Evropian në vlerën 310.000 euro.

“Sigurisht nuk mbaron këtu sepse po i njëjti punonjës na del dhe pronar kompanie ne Mal të Zi e më pas dhe administrator me prokurë të posaçme i Integrated Energy BV dhe i një kompanie tjetër fiktive të krijuar nga kjo ORGANIZATE KRIMINALE”, u shpreh ajo ndërsa shtoi më tej se Partia e Lirisë vuri në dijeni SPAK dhe “për dokumentet e firmosur nga Arben Kacorri(kryetari i njësisë së zbatimit të projektit) i cili kujtohej pas një viti të kërkonte informacion për koncensionin e Fierit dhe pse Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjatë inspektimit kishte konstatuar shkelje të rënda” tha Caka.



7 Comments

    1. Derisa drejtesia u dorzua ky vend do vazhdoje te vidhet deri ne place edhe rotacioni po te vije do nderrohen vetem hajdutet edhe ju famkeqet e LSI kini nje CV te pasur me hajdut qe sot dilni e therrisni kapeni hadutin.

  1. hap TV, prapë ata, herë vetë, herë gruaja, dhëndri, djali, nusja, për të mos folur për pagatorët e tyre, që të duket se do t’i hedhin aty brenda tek dhoma e gjumit stërklat e pështymës, nga marrazi me të cilin i mbrojnë nga akuzat që i kanë sa një mal.

    Epo ditë e re, lajm i ri thuhet, por në fakt është i njëjti avaz, përditë e përditë.

    Dhe të mendosh që personazhet e kësaj marrëzie kolektive, janë llumi i llumit, që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shantazhuar e bërë gjithfarë pisllëqesh hapur fare, madje edhe duke u krenuar nëpër banaqe televizive.I derguat te spak tani prisni kur te flase drejtesia dhe mos hani mut gjithe diten

  2. Edhe Berisha spiun i ish- Sigurimit? Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit, përgjigja që i la pa fjalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *