• |
ide | kryesore

“The Telegraph”: Kriminelët shqiptarë nuk pyesin për deportim (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kriminelë shqiptarë të deportuar nga Britania për trafik droge dhe dhunë po kthehen fshehurazi në vend”. Kështu nis një shkrim i gjatë i gazetës britanike “The Telegraph” që thekson përpjekjet e qeverisë britanik për të goditur trafikun e paligjshëm të emigrantëve,

Gazeta ka sjellë rastet e 5 personave të konsideruar nga autoritetet britanike si kriminelë të rrezikshëm dhe të deportuar për krime duke përfshirë mbajtjen e armëve të zjarrit dhej që janë burgosur gjatë 18 muajve të fundit pasi u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar aktivitetin e tyre kriminal.

Gazeta citon edhe marrëveshjen që Ministrja e Brendshme, Priti Patel nënshkroi me Shqipërinë për të kthyer kriminelët e dënuar dhe emigrantët e paligjshëm në vendin ballkanik.

Më poshtë një pjesë e shkrimit të “The Telegraph”

Më shumë shqiptarë po u drejtohen trafikantëve të njerëzve për të kaluar kanalin anglez me varka të vogla. Shqiptarët përbëjnë 4 në çdo 10 persona që mbërrijnë në Britani gjatë një periudhe 6-javore këtë verë.

Kriminelët shqiptarë përfaqësojnë grupin më të madh të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 1500 të burgosur. Ata përbëjnë rreth 10% të të burgosurve të huaj të burgjeve, nga 2% që ishin në vitin 2013. Rreth 487 persona u dëbuan këtë vit, dyfishi i numrit të një viti më parë.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se: “Kriminelët e huaj të deportuar që tentojnë të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nuk duhet të kenë asnjë dyshim se do të përballen me peshën e plotë të ligjit.
Sipas ligjit të ri të emigracionit, ata tani përballen me një dënim maksimal prej 5 vjetësh burg në vend të 6 muajve që është akutualisht.

Një gangster shqiptar, i cili u kthye fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar pasi u deportua dhe jetoi i lirë për vite të tëra, u kap sërish me dy armë të mbushura dhe kanabis me vlerë 70 mijë paund.

Mauricio Myftaraj ishte dënuar me 15 vite burg për mbajtje të armëve të zjarrit dhe drogës. Pasi policia kontrolloi shtëpinë e tij u gjetën edhe 40 fishekë, barut dhe 20 mijë paund cash.

Mauricio Myftaraj, deported Albanian gangster who sneaked back into UK,  caught with two loaded guns and £70,000 of cannabis | News | The Times
Mauricio Myftaraj

Myftaraj u deportua dhe iu ndalua të kthehej në vitin 2015, pasi u burgos për një plagosje me arëm të 3 vjet më parë. Por ai arriti të kthehej ilegalisht dhe vazhdoi përfshirjen e tij në krimin e organizuar.

Një tjetër shqiptar tregtar droge, Xhenson Duka, u kap me kokainë me vlerë më shumë se 10 mijë paund dhe një thikë. Edhi ai u kthye ilegalisht në Britani pasi u deportua.

Albanian cocaine dealer caught with £10k of drugs despite being booted out  UK multiple times - Daily Record
Xhenson Duka

Flogert Farruku u gjet duke punuar si “kopshtar” në një fermë kanabisi prej 60 mijë £. Më parë ishte deportuar pasi ishte kapur duke bërë saktësisht të njëjtën punë. Tani ai është arrestuar sërish dhe pasi të lirohet do të përballet sërish me deportim.

Locked Up: The killer bus driver, burglar who stole Christmas cards and  other criminals jailed in Wales in January - Wales Online
Flogert Farruku

Arjan Kikija, një emigrant trafikant droge, i cili ishte deportuar më herët u kap sërish. Ai u përpoq të mashtronte policinë me letërnjoftime false. Ai u burgos për më shumë se 2 vjet pasi u kap me dokumente të falsifikuara dhe armë dhe u deportua për herë të dytë.

Illegal immigrant had Taser hidden in his coat in Basildon | Braintree and  Witham Times
Arjan Kikija

Gramos Tota 33 vjeç, i cili u arrestua në Britaninë e Madhe në gusht 2020 me një urdhër arresti të lëshuar nga Shqipëria për të shtëna me armë kallashnikovi, besohet të jetë i lirë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u lirua nga një gjykatë në Londër. Gjyqtari vendosi se Tota e kishte vuajtur dënimin ndërsa ishte në paraburgim në procedurat e ekstradimit.

Bandat shqiptare, të cilat tradicionalisht kanë dominuar importin dhe shitjen e kokainës, po marrin gjithnjë e më shumë tregun e fermave të kanabisit, ndërsa shfrytëzojnë ligjet moderne të skllavërisë për të shmangur ndjekjen penale.

Hetuesit thonë se shqiptarët sollën një profesionalizëm të pamëshirshëm në kultivimin e kanabisit që ka zëvendësuar vietnamezët si burimi kryesor i prodhimit vendas të drogës.

Kur policia kontrollon ndërtesat industriale të papërdorura ose ndërtesat e banimit që i përkasin fermave të kanabisit, “punëtorët” shpesh pretendojnë se janë trafikuar dhe shfrytëzuar për të shmangur ndjekjen penale dhe dëbimin. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nuk pyesin , jo se jane idot apo te çakerrdisur . Nuk pyesin per deportim se ketu eshte sketerra vete o ingliza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *