• |
ide | kryesore

Burg për “të infiltruarit” e Gramshit, por Ukraina rrëzon skenarin e spiunazhit rus

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në sallën e gjyqit në Elbasan, ku u mor vendimi për të lënë në burg tre të akuzuarit për spiunazh, ishte edhe konsullja e Ukrainës, Svetlana Bogdanova.

Meqënëse i arrestuari Fedir Alpatov është shtetas i Ukrainës, konsullja ka qenë e interesuar për korrektësinë me të cilën u respektuan procedurat në gjykimin e bashkëkombasit të saj.

Fedir Alpatov, 25 vjeç u arrestua nga policia të shtunën pasdite duke drejtuar mjetin tip Chevrolet. Ndërsa largohej nga Gramshi, ai ishte në makinë bashkë me shtetasen ruse, Zvetlana Timofeeva. Pas kishin lënë Mikail Zorin, edhe ky shtetas rus, që sulmoi dy ushtarët shqiptarë.

Prokuroria i ka vënë të tre përballë të njëjtave akuza, por konsullja e Ukrainës ka bërë sot një deklaratë, që vë në dyshim skenarin e spiunazhit.

Ajo mohoi mundësinë që Fedir Alpatov të jetë përfshirë në veprimtari të agjenturës ruse.

“Detyra ime është që të mbroj të drejtat e bashkëkombasve të mi. Për mua dhe Ukrainën ai person është i pafajshëm! Ai ishte thjesht shoferi”-u shpreh konsullja e Ukrainës pas seancës gjyqësore.

Mbrojtja e Ukrainës për Fedir Alpatov vjen e papritur dhe hedh dyshime të forta në skenarin për spiunazh nga tre të arrestuarit.

Nëse një prej tyre do të ishte spiun rus, a nuk do ta kishte dënuar edhe Ukraina, që ka mijëra të vrarë nga Rusia?

Reagimi vjen në një kohë kur ambasada ruse është treguar e rezervuar për rastin.

Deri më tani, ambasada ruse është mjaftuar me faktin se ka pak informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim. “Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat”, u tha në reagimin e fundit, ku u kërkua një takim të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar.

Si përfundim, Gjykata e Elbasanit la në burg Mikhail Zorin, Fedir Alpatov dhe Zvetlana Timofeeva.

Ndaj tyre janë ngritur dy akuza: “sigurimi i informatave,” kryer në bashkëpunim si dhe “goditje për shkak të detyrës”.

Dy janë momentet që implikojnë të arrestuarit. Së pari sulmi me spray ndaj ushtarëve të uzinës së Gramshit dhe së dyti, një fishek model 56 dhe një predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, që iu gjet me vete.

Sendet e gjetura në çantat e tre të huajve

1 automjet Chevrolet me targa AX 6200 IP: 2 drone, sasi të konsiderueshme monetare, 1 pajisje vezhgimi për shikueshmëri natën (nightvision); 1 laptop, karta sim; hardisk i jashtëm; 1 (një) copë fishek model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 (aje) predhë fisheku arme zjarri kaliber 12.7 mm, dokumenta identifikimi dhe udhëtimi, pajisje kampingu të ndryshme, 1 bombul e përdorur në formë spray neuroparalizuese: 6 telefona celular./Lapsi.al



19 Comments

  1. Meta sulmoi SPAK, reagon Yuri Kim: Të pasurit kanë menduar se janë të paprekshëm, tani shqetësohen se mund t’ju vijë fundi! Askush nuk është mbi ligjin

    1. Le te filloj me sorrosin, bidenin dhe me ramen ne fillim kimete rrobqirq se askush nuk ka zgjedh kimeten guvernatore

    1. Në kohën kur Saimir Tahiri u hetua nga Llalla, në televizionet e Tiranës ishte përnatë njeriu që kishte publikuar në media, pjesën e madhe të materialit që u kthye në dosje hetimore.

      Sot, askush nuk thërret nëpër studio as Halit Valterin, i cili ka dorëzuar dosjen në SPAK, Halit Valterin, e as gazetarin që ka trajtuar me detaje këtë dosje, Adriatik Doçi, por bëjnë lidhje nga Parisi me gazetarin që tha do të ketë proces kundër SHBA në kryeqytetin francez, por që nuk ndodhi kurrë.Lapsexhinj shkruani qe ish presidenti eshte zyrtarisht nen hetim per korrupsion,nuk keni bythe

  2. Ore rilindja do ti beje mezor spiuna se ashtu eshte nje muhabet. Ambasadorja e Ukraines thote qe sjane, jooooo jane themi ne😂. Hej, meqe ra llafi, vazhdojne milionat e dollareve vuuuuuu per Mertirin e direk e ne xhepat e Ramazanit. Ama armiqte e jashtem te kurrkujt i kapem😂😂😂😂

    1. jam edhe dakord po kjo ishte konsullja, jo ambasadorja (eshte mashkull). Pastaj ka thene qe ka qene shoferi dhe ndaj nuk ishte spiun.

  3. Duke patur parasysh shkarkimet e krereve te sherbimit inteligjent nga Zelenski, Konsullja ukrainase nuk mund te deshmoje qe shtetasi i saj nuk punon per Rusine.

    Si u lidh dhe pse punon ukrainasi me dy ruset per te fotografuar ish baza ushtarake ne Shqiperi?

    Vetem kaq pak e ben ate nje te dyshuar, bashkëpunim i çuditshëm i dy vendeve ne luftë

    1. Mjere ata qe kane nje “sherlok” si ty ne shpi. Zoti i dhente force qe meren me nje dyshus patologjik si ti.

  4. Ore keta “spiunet ruse” dukeshin nga makina e tyre ,teper e vecante, nga fakti qe kishin fotografuar ujembledhesin e Devollit, te Tiranes, mbase plazhet etj.Pse pak eshte ai fisheku i automatikut apo plumbi vetem i mitrolozit qe e kane gjetur neper vendet e fotografuara. Po sidomos me ate makine e kishin te shkruar ne balle spiunllekun. Kaluan dhe disa dite me ushqim shpirteror per shqiptaret.

    1. Le te filloj me sorrosin, bidenin dhe me ramen ne fillim kimete rrobqirq se askush nuk ka zgjedh kimeten guvernatore

  5. Si futen ne Shqiperi keta me gjithe keto mjere dhe asnje si kontrolln vetem se jane te huaj? Po keta mund te vjedhin pasuri arkeologjike, vrasin dhe grabisin njerez. groposin lende kimike, sabotojne dge hedhin ne ere objekte te ndryshme. Ky eshte turizmivwe te behemi carcaf ne pa asnje lloj kontrolli? Ne asnje vend te Botes nuk ndodh kjo por vetem me drogaxhiun biseksual Edi Flama dhe homoseksuali hesterik Erjina Verqijaj

  6. A janë vërtetë spiunë apo janë turistë kureshtarë që gjetën belanë në Shqipëri ?
    Deri tani, të vetmet fakte që i vënë në dyshim si spiunë të tre, është se njeri prej tyre ka tentuar të futet në fabrikën e mbyllur të armëve në Gramsh, e për ti shpëtuar rojeve paskej përdorur një “spraj” djegës të syve, si dhe në makinën e tyre janë gjetur para dhe dy fishekë armësh të ndryshme.
    “Fakti” tjetër që ka ndezur debatin mediatik, është se dy prej tyre janë “turistë” rusë e njeri ukrainas, e meqë dihet që Rusia është në konflikt me Ukrainën e me gjithë NATO-n, pjesë e së cilës është Shqipëria, në këtë situatë, cilido “turist” rus në Europë, mund të shihet me dyshim.
    Mirë dy rusët, po çne ukrainasi spiun ?
    Po a nuk ka rekrutuar KGB-ja ruse edhe politikanë të rëndësishëm të BE e shumë shtetas ukrainas , deri edhe gjeneralë ?
    Po a thua nuk e ditkërka Dymetroshi se rusët kanë aktivizuar me mijra “turistë” të tyre, jo vetëm për spiunazh, por edhe propogandë pro ruse ?
    Përse atëhere ai, në kundërshtim me kërkesën e presidentit ukrainas Zelenski, pranon në Shqipëri turistë rusë jur Rusia është në gjendje lufte edhe me NATO-n ?
    Ky qëndrim anormal i Ramës, të forcon dyshimin se ai do që në Shqipëri të hyjnë sa më shumë para, duke injoruar faktin se ato vijnë edhe nga bota e krimit.
    “Spiunëve” ju janë gjetur si “provë” para që nuk thuhet se sa janë, e dy fishekë që po të ngarkosh edhe fëmijë për ti kërkuar, mund ti gjejë në gjithë teritorin shqiptar.
    Qenka gjetur edhe një bombol me spraj djegës të syve tek “spiuni” rus.
    Dihet që në Shqipëri veprojnë banda mafioze e hajdutësh, e është krejtë e natyrëshme që cilido turist që ka dëgjuar për këtë, të pajiset për vetëmbrojtje me kësij spraj lotsjellës.
    Një tjetër element që e bën të dyshueshëm “spiunllëkun” e kësaj treshe turistësh, është fakti se ata kanë lëvizuar me një “Chevrolet” me ngjyra të theksuara që bie në sy.
    Spiunët janë të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, e gjejnë mënyrat më të sofistikuara për të mos rënë në sy.
    Sidoqoftë, deri tani, me këto “fakte” të publikuara, të krijohet dyshimi se më shumë sesa për spiunazh, kemi të bëjmë me një sajesë për të tërhequr vëmëndjen e publikut, nga skandalet enorme korruptive të qeverisë

  7. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë

  8. vetëm se u sekuestruan disa dokumente. Imagjinoni të ishte marrë i pandehur Donald Trump, si presidenti ynë!

    Kuptohet, pati edhe aty njerëz e media që akuzuan se drejtësia është e kapur dhe se Donald Trump po përndiqet politikisht, për shkak se do të rikandidojë për president, siç pretendohet se po përndiqet politikisht edhe ish-presidenti ynë, meqë ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, siç përflitet lartë e poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *