• |
ide | kryesore

I shpallur në kërkim për mashtrim, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 48 vjeçar i dënuar me 2 vite burg është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur kërkim për mashtrim, duke përvetësuar 5 mijë euro. Sipas njoftimit të policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cheater”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Përvetësoi nëpërmjet mashtrimit, 5 000 euro, vihet në pranga 48-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cheater”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Aurel Ostreni, 48 vjeç, banues në Tiranë. 48-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, ka përfituar shumën prej 5 000 eurosh nga një shtetas tjetër, me pretendimin se do t’i blinte atij një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *