• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësoren në Tiranë, shoferi kapet nga policia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur një këmbësore dhe më pas shoferi është zhdukur nga vendngjarja.

Ndërkohë ai është arrestuar nga policia ndërsa është proceduar edhe një 22-vjeçar që  e shoqëronte pasi nuk ka kallëzuar për askidentin.

Sipas policisë gruaja e aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit

Xh. Q., 24 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Gj. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shtetasi Xh. Q., duke drejtuar automjetin, në rrugën “Besim Alla”, ka aksidentuar këmbësoren H. T., 56 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa shtetasi Gj. D. nuk ka kallëzuar për aksidentin e ndodhur. 56-vjeçarja e aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *