• |
ide | kryesore

Kurti fiton betejën e reciprocitetit/ Në Serbi mund të hyet me dokumenta të Kosovës

-Instant, Kryesore, Lajme



Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

​Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi/ Presidentja Osmani: ​Reciprocitet e barazi

Sipas Borrell kjo ishte një zgjidhje evropiane.

“Ne përgëzojmë dy liderët për këtë vendim dhe për lidershipin e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, falënderoi të dërguarin e Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“E falënderoj emisarin Escobar dhe diplomacinë amerikane për përkushtimin e fuqishëm të tyre në mbështetjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, shkroi ai në Twitter.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator. Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat. Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por, sa i përket targave, Vuçiç tha se ky vendim do të nisë së zbatuari më 1 shtator, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”.

Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti./REL



19 Comments

  1. “Berishës nuk i intereson fare se çfarë dëmesh ai i ka bërë Shqipërisë në këto 30 vjet. Berisha është prekur në sedrën e tij dhe kërkon që të paktën të faktorizohet.

    Ka shumë që thonë që e bën për të shpëtuar bizneset e familjes, por nuk e bën për këtë, madje bizneset nuk ia ka prekur njeri dhe dhëndri i tij vazhdon dhe ndërton në Tiranë.

    1. More trim, po më duket se shkrimi i Bushatit po meret me betejat e bajlozit Albin Kurti e jo me bajlozin Berisha.
      Si nuk hoqën dorë shqiptarët që për gjithshka të përqëndrohen tek sekretari i partisë që ka marë apo ka lënë pushtetin. duke i trajtuar ata si perëndi.
      Jo po Albini humbi, Albini fitoi.
      Saliu humbi Saliu fitoi.
      Humbi Edvini apo fitoi
      Meazallah se kujtohen të thonë se çfarë fitoi apo humbi Kosova apo Shqipëria e më keq akoma që nuk e kuptojnë se demokraci do të thotë marja e vendimeve me votë kolegjiale e jo me diktatin e një lideri

    2. Siç po thuhet, Kurti thjeshtë ka marrë një zotim për një pikë të dakortësuar që në 2011, po asnjëherë të zbatuar nga qeveria Serbe.

  2. Patjeter qe duhet te kete influencuar edibushtrra gonorrea te vellachka buzelopa vuqiqka.
    Kurse i keq dhe i poshter eshte Albin Kurti dhe shqiptaret e ndershem.

  3. Nje leshim i vogel i Beogradit, perballe kushteve te Vucicit, deklarates se tij qe “mos hajdeni ne Beograd per njohjen reciproke”, deklarates se Rusise se “Kosova do te jete Serbi”, si dhe sulmit te Grenellit ndaj Kurtit, i cili deklaroi se KM i Kosoves “pranoi marreveshjen qe kishte bere Thaçi”

    Keto qendrime jane prelud i nje dialogu te veshtire ne vazhdim, si dhe i shtimit te presionit mbi Kosoven nga ana e BE, ne menyre qe te arrihet Asociacioni i komunave me shumicë serbe siç e kerkon Beogradi, pra me ndryshimin e Kushtetutes se Kosoves, natyrisht duke perfituar nga nje klase politike e përçarë.

  4. Po ca fitore o bushat, serbet e kosoves nuk kan nevoj me perdor dokumentat e kosoves me leviz nga kosova ne serbi, pra njohet ndarja e kosoves, keto donin edhe ata se pjesen shqiptare e dine qe e kan humbur.

    Energjine elektrike e pagujane ne serbi, dokumentat i bejne ne serbi, defakto kjo eshte ndarje

        1. Koduar dmth ka kod, si kodi Bushitio i samurajëve, ose kodi i templarëve. Zot na ruaj nga gjysmë të diturit që për çdo gjë dinë thuaj asgjë.

        2. Koduar nga fjala kod, si kodi Bushito i samurajëve. Zot na ruaj nga diturija e gjysmë injorantit që për çdo gjë di assgjë.

    1. Politikaneve kosovare: Qendroni te bashkuar ne ceshtjet me Serbine,lerini opozitarizmin vetem per ceshtjet e brendshme.Vetem keshtu fiton Kosova, ose shajeni e denigroheni qeverine kur lufton me Vucicet nese interesi personal eshte mbi ate kombetar

  5. TANI YMER GELBAZA KELLIRA DHE MUHAMED VELIUT LE TE SHKOJNE ME EDI RAMEN NE BEOGRAD DHE TE JA FUSIN KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCICIT BATON HAXHIUT thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH DRITAN HALEs FRROK CUPIT,EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCIC

  6. “Me një fakt mund të mundësh 40 profesorë, një idioti nuk ia del dot as me 40 fakte”.
    I futi ne rresht amerika o shpellkare,shba ta shkerdhen bythen kur do,mos harroni 140 vota per reformen

  7. Nuk kishte në këtë popull asnjë shembull politikani të varfër dhe votuesi të pasur. Çudia ishte se sa më shumë varfërohej ky popull, aq më shumë i shtohej dashuria për udhëheqësit e tij. Dhe politikanët si për t’ua shpërblyer, sa më shumë pasuroheshin, aq më tepër i shtohej dëshira për t’u pasuruar edhe më tepër.

  8. Nje mareveshje gojore qe ka garanci gojore nga BE dhe SHBA.
    Kujrti me ne fund lepiu ate qe ka vjelle tere jeten,ja m blodhen bythen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *