• |
ide | kryesore

Fëmija vdiq nga kequshqyerja, dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane

-Instant, Lajme, Planet



Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj i vogël vdiq nga kequshqyerja. 39-vjeçarja Sheila O’Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane, u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët. Pasi u shpall vendimi nga gjykata e Floridës, gruaja nuk tha asgjë përpara gjykatës.

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Ryan Patrick O’Leary, është në burg dhe po pret gjykimin e tij. Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019. 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *