• |
ide | kryesore

Meta flet për hetimin e SPAK: Rama ka përdhosur institucionet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdhosur institucionet. Teksa u pyet për akuzat ndaj tij në emisionin “Open” në Neës 24 për hetimet e SPAK, Meta tha se sulmet nuk vijnë nga institucionet.

“Unë do t’iu ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione.

Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal që e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin.

Anëtarët e Autoriteti të Manipulimit, se do bëjë marrëveshjen nesër me avokatin tim publik, ta ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar këtu dhe në nivel ndërkombëtar.

Pas 32 vitesh me metoda skandaloze njerëzve u lëndohet sërish e kaluar. Siç është rasti i zotërisë T.F., që i cenohet jeta dhe familje vetëm për arsye politike”, – tha Meta. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ky eshte cmendur komplet. Eshte mize para Rames. Shikon endrra naten, e flet idiotlleqe diten. Ky idiot nuk perfaqeson dhe gje. Delirant

  2. Pamjet e rralla të vitit 94’/ Sali Berisha ‘arkitekti’ i kioskëzimit të Tiranës, si mbinë çibanët në çdo hapësirë publike të qytetit

  3. merrja i here ne goje Edi Rames ti dhe non grata o hajdut cepani Tani dole dhe spiun dhe kesaj here nuk i shpeton dot litarit qe te eshte mbledhur ne fyt

  4. Qenka mire te jesh politikan.
    Mund te besh c te duash. Te vjedhesh te vrasesh te spiunosh te ofendosh.
    Dhe ne fund po qe se te vjen fati i keq per tu hetuar. I fut nje.. Me ka inat kundershtari, pranadaj me sulmojn.
    Sipas llogjikes se ketyre, keta nuk duhet te preken. Ne asnje menyr, se jan me nje detyr fisnike, po qe u lejon te bejn te gjitha poshtersit.

  5. Kur akoma ka njerez, qe dalin e mbrojne Meten, Berishen Ramen, qe po i pijne gjakun ketij populli, te na behet mire dhe meritojme gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodhet vendi. Bravo shqipe, keshtu vetem para do ecim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *