• |
ide | kryesore

“Çokollatë” kanabis me postë nga Belgjika, kapen dy të rinjtë në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë në Durrës, duke tërhequr një pako në postë brenda së cilës u gjetën kanabis në formë çokollate që kishte ardhur nga Belgjika. Dy të arrestuarit janë Endi Hoxha dhe Elimon Hasa, 22 dhe 28 vjeç përkatësisht, të dy banues në Durrës.

Uniformat blu njoftojnë gjithashtu se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet tip “Hyundai” dhe 2 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *