• |
ide | kryesore

Erzeni i pamundur edhe pas derbit: Teuta ende pa fitore në kampionat

-Instant, Sport



Një tjetër barazim në javën e tretë të Superiores dhe Erzeni mbetet i pamundur, duke u ngjitur në kuotën e 5 pikëve, pas 0-0 me Teutën në derbin që e la formacionin e Arapit ende pa fitore. 90 minuta me shumë emocione, por aspak gola, ku në fund pika duhet ti ketë lënë të kënaqur si Kapllanin ashtu edhe Arapin.

Sfida nisi me një ritëm të ulët me pak raste, por më pas të dyja ekipet u zgjuan duke provuar. Në pjesën e dytë, Erzeni gjeti rrjetën me Nonaton, por gjyqtari e akordoi si të parregullt. Erzeni tashmë shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Teuta në tre javë numëron vetëm dy pikë.

Tekniku i durrsakëve Arapi mundohet të jetë pozitiv: “Duhet ta shikojë gotën plot. e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë. duke pasur edhe parasysh që kanë lojtarët të shpejtë, ne u munduam që të qarkullonim sa më shumë topin. Vështirësinë më të dhe e pashë te organizimi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *