• |
ide | kryesore

Festivali i Filmit në Venecia: Veshjet më të mira

Paparazzi, Slider



Të famshëm të kuruar deri nw detaje kanë zbritur në Lido të Venecias këtë javë për të marrë pjesë eventin e 79-të të festivalit vjetor të filmit. Është vendosur të jetë një event i mbushur me yje, me premierat e “White Noise” e Noah Baumbach, me Greta Gerwig dhe Adam Driver në protagonistë, “Dont Worry, Darling” me regji nga Olivia Wilde me Harry Styles dhe Florence Pugh, gjithashtu dhe “Blonde” – filmi biografik i Netflix për Marilyn Monroe me Ana de Armas.

Festivali, i cili zgjat nga 31 gushti deri më 10 shtator, është eventi më i vjetër i këtij lloji që është themeluar në vitin 1932 dhe falë sfondit romantik të qytetit lundrues, është një nga më tërheqësit vizualisht. Pamjet e paparacëve të të ftuarve që mbërrijnë me taksi private uji sjellin imazhe të glamurit të Hollivudit të Vjetër. Nga pelerina e zbukuruar e aktores Julianne Moore e deri te fustani zbulues i modeles Mariacarla Boscono, Jean Paul Gaultier, nuk mungojnë veshjet me oktan të lartë, me shumë të tjera që do të vijnë.



©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *