• |
ide | kryesore

Operacion i befasishëm në Fushë-Krujë dhe Durrës, në pranga tre persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka zhvilluar operacionin “Fundjava” në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona. Mësohet se pas kontrolleve në Fushë-Krujë, është arrestuar 28 vjeçari K.L pasi u kap me armë zjarri në makinë.

Në pranga kanë rënë edhe shtetasit D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMW”, në të cilin mbanin një sasi kanabis në formë boçeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *