• |
ide | kryesore

“Vdiq vetë”/ Gruaja i jep fund jetës pasi bashkëshorti e keqtrajtonte prej vitesh

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Kamzë pasi 55-vjeçarja Shahe Lika ka marrë jetën e saj, ndërsa bashkëshorti i saj e ka cilësuar vdekjen si natyrale përpara familjarëve të gruas. Ishin familjarët e gruas ata që kanë denoncuar ngjarjen në polici pasi kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafën e 55-vjeçares.

Ata po ashtu kanë thënë në një deklaratë për gazetën Express se bashkëshorti e dhunonte viktimën prej afro 30 vitesh.

“Ka 30 vjet që ha bukë e gjak ajo e shkreta”, tha dëshmitarja për Gazetën Express.

Burri ka bërë çdo përpjekje që vdekja e gruas tek të afërmit të shihet si natyrale por është zbuluar në ditën e funeralit mëson Gazeta Express-Shqipëri. Kanë qenë vëllezërit e të ndjerës ata që kana hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë.

“Për fat të keq ajo grua u vra nga dora e burrit që ushtronte dhunë ndaj saj prej sa e sa vitesh. Vëllezërit e saj gjatë varrimit kanë hapur arkivolin dhe kanë parë shenjat në qafë dhe kanë lajmëruar poilicinë. Si shkaktar është arrestuar burri i saj”, vijoi dëshmitarja për Gazetën Express.



2 Comments

  1. Burri do jete ndonje fshatar skrapari.Vdesin skraparllinjte per dhune.Lindin me dhune,edukohen me dhune e vdesin me dhune.

  2. Nuk e kuptoj si mund të shpallet me vdekje natyrale pa e parë doktori.Si e vendosi bashkëshorti pa e kqyrur një mjek e pa lëshuar aktin e vdekjes.Shtet rrumpalle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *