• |
ide | kryesore

Një trend i ri thonjsh nga Hailey Bieber

Paparazzi, Slider



Bëhuni gati për një tjetër tendencë të thonjve dhe sërish ajo që e vendosi trendin është Hailey Bieber.

Hailey ka përditësuar manikyrin e saj viral “glazed donut” pikërisht në kohën e vjeshtës, duke e zëvendësuar ngjyrën e bardhë në perlë me një ngjyrë kafe me të njëjtin shkëlqim.

Në një TikTok të shpërndarë gjatë fundjavës, modelja 25-vjeçare tregoi një manikyr çokollatë të ftohtë të realizuar nga artistja e saj e thonjve, Zola Ganzorigt.

“E di që jemi të lodhur nga ndryshimi i vazhdueshëm i ngjyrave, por … thonjtë donut me shkëlqim çokollatë po më pëlqejnë vërtet për vjeshtën”, ka shkruar Bieber në video.

Fansat e saj e adhuruan ngjyrën e re, duke komentuar me entuziazëm këtë nuancë të errët për vjeshtën.

Rikujtojmë se thonjtë e Bieber në Met Gala 2022 u bënë shpejt viral në rrjetet sociale dhe pafund vajza e përqafuan trendin e frymëzuar nga modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *