• |
ide | kryesore

Megi Pojani pjesë e Dancing with the stars

Paparazzi, Slider



Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre.
Por Megi tanimë nuk do të përflitet për romancën e saj pasi do të jetë njëra prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.

Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”, shkruhet në postim.
Më herët Megi dhe Beniada u përfolën se kishin një krisje me njëra-tjetrën
Megi në emisionin “Goca dhe Gra” tha se me Beniadën nuk njihej më përpara por kanë marrëdhënie korrekte.
Ajo zbuloi se gjithnjë shkon me vonesë në xhirime dhe nuk ka kohë të komunikoj shumë me modelen.

“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara, kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njëri le të themi vi me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë, vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime,” tregoi Megi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *