• |
ide | kryesore

Video/ Arsenal merr komandën: nis me humbje Roma në Europa League, shembet Union Berlin ndaj Royale Union

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk gabojnë të mëdhenjtë në Europa League, me ndonjë përjashtim të vogël. Arsenal, Braga apo Fenerbahce arritën të siguronin fitoret e tyre në debutim, ndërsa e nis me humbje Roma, fituese e Confcerence League sezonin e kaluar me fitoren në Tiranë, e dominuar nga Ludogorets, por edhe Union Berlin i mundur nga modestët e Royale Union.

Arsenal mposhti Zyrih 2-1 në Grupin A të Europa League. Anglezët morën menjëherë komandën, edhe të favorizuar nga fakti se PSV Eindhoven u bllokua në barazim 1-1 nga Bodø/Glimt. Anglezët shënuan me Marquinho e Nketiah, duke bërë të pavlefshëm barazimin provizor të Kryeziut.

Fenerbahçe fitoi 2-1 me Dynamo Kyiv, fitore në minutën e fundit edhe në ndeshjen tjetër të Grupit B për Rennes (2-1 AEK Larnaca). Turqit ndajnë vendin e parë me francezët me diferencë të njëjtë golash, falë golit të Henrique dhe Batshuayi në minutën e dytë shtesë. Ukrainasit kishin barazuar provizorisht me Tsygankov.

Roma e nisi me një humbje aventurën në Europa League. Në raundin e parë të Grupit C skuadra e Mourinhos humbi 2-1 me Ludogorets e pësoi një tjetër disfatë pas asaj me Udinesen në kampionat. Terreni i keq i fushës kondicionoi verdhekuqtë që humbën cilësinë më të lartë, pavarësisht shtyllës së goditur nga Mancini. Në pjesën e dytë erdhi goli që vendosi ndeshjen. Cauly (72′) zhbllokoi ndeshjen duke përfituar nga përgjumja e Smalling e të tjerëve, pastaj Shomurodov (86′) barazoi llogarinë, por menjëherë më pas Nonato (88′) dyfishoi duke tronditur verdhekuqtë. Ndeshja ndaj Helsinkit përfundoi 2-0 për Betis Sevilla.

Sporting Bragas i mjaftuan golat e Rodrigues dhe Hortas për të mposhtur Malmö 2-0, në Grupin D. Në ndeshjen tjetër, Union Berlin u mposht kundër Royale Union SG (0-1), duke regjistruar një tjetër befasi.

Europa League
Group A
FC Zurich 1-2 Arsenal
PSV Eindhoven 1-1 Bodoe/Glimt
Group B
AEK Larnaca 1-2 Rennes
Fenerbahce 2-1 Dynamo Kyiv
Group C
HJK Helsinki 0-2 Real Betis
Ludogorets Razgrad 2-1 Roma
Group D
Malmo FF 0-2 SC Braga
Union Berlin 0-1 Union St.Gilloise



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *