• |
ide | kryesore

Përballë Erion Veliajt, Rama përmend ndërtimet pa leje në Tiranë, por fajëson shefat e komisariateve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Zall Her, ku u janë dorëzuar 199 familjeve të prekura nga tërmeti shtëpi të reja Rama nuk la pa përmendur ndërtimet pa leje që janë bërë në vend. Deklarata ishte në sy të kryebashkiakut Erion Veliaj, edhe pse Rama u kujdes të thoshte që nuk është Tirana problemi më i madh. Por në fakt Tirana është bashkia me volumin më të madh të ndërtimeve dhe ku abuzimi është më i lartë. Edhe kësaj radhe kryeministri e projektoi fajin tek të tjerët, duke bërë përgjegjës shefat e komisariateve që sipas tij e kanë lejuar këtë gjendje. 

“Gjithmonë më ka mësuar kjo rrugë kur përpiqesh të bësh diçka duhet të përgatitesh të dëgjosh gjithçka. Nëse nuk do të të shajnë, nëse nuk do të të mallkojnë mos dil nga shtëpia. Rri brenda. Nëse do që të thonë sa burr i mirë, as mos fol as mos lëviz vendit . Nëse merr përsipër të ndryshosh gjërat atëherë ka balt për ty sa të duash. As pallatet nuk u bënë brenda ditës, as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë dhe kur filluam t’i vëmë fre ndërtimeve pa leje në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Sot këto raste janë pak, por janë raste brutale dhe karshillëku ndaj të gjithëve. Nuk do të ketë më kurre legalizime të këtyre kateve për qellime fitimi. Do të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që janë të implikuar në këtë histori. Tirana ka problematika më të vogla në këtë drejtim ka zona të tjera me problematika më të mëdha. Fatkeqësi është që janë persona të implikuar dhe me bekim të shefave të komisariateve”, deklaraoi Rama.



6 Comments

  1. Po pra shefat e Komisariateve e kane fajin keta Policat e Bashkise te Lali Erit dhe Ermal Kapllanit jane te virgjer .. Keta jane arrestuar duke u marre leke shitesve te preshit ne rruge imagjino ketyre te ndertimeve pa leje çu bejne..Imagjino ata te IKMT-se te Mariglenit qe thith kokaine gjithe diten ne zyre. Ata ti heqin breket nga koka..

    1. Shoku enver nuk di gje e ka bere shoku mehmet me koken e tij,tall trapin o Palikari,ti qe shikon kosollet e lopeve te fshatarve pa leje nuk shikon pallatin ne mes te Tiranes.
      Thuaje troç o palikari, kjo wshte nje menyre per legalizimin e pallateve te miqve te tu duke llogaritur ti blejn me 350 euro/m2 kur shiten me 1500 deri ne 2300 euro m2,bill me llafe e kap se kap se po ta kap ky ta hap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *