• |
ide | kryesore

Disfatë për rusët, ushtria ukrainase rimerr territore në lindje të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komanda ushtarake e federatës ruse ka ndaluar dërgimin e njësive të reja në Ukrainë pas një kundërofensive të fortë të forcave ukrainase në lindje të vendit.

Lajmin e dha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës sipas të cilit ushtria ruse ka mbetur e shokuar nga forca e kundërofensivës.

“Situata aktuale në front dhe mosbesimi ndaj komandës së lartë të ushtrisë ruse detyroi një numër të madh vullnetarësh të refuzonin kategorikisht shërbimin në këto kushte” – thuhet në deklaratë.

“Situata është ndikuar nga informacionet për numrin aktual të viktimave dhe qëndrimit ndaj të plagosurve të tyre” – thotë njoftimi.

The Guardian” thotë se nuk mundi ta konfirmojë vetë informacionin ndërsa Kremlini ende nuk ka reaguar.

Ndërsa BBC shkruan se forcat ukrainase në terren kanë tejkaluar rusët duke shkuar në raportin 8 me 1 në rajonin e Kharkiv.

Ushtria e Ukrainës ka rimarrë disa fshatra në veri dhe ka depërtuar deri në kufirin rus.

Ukraina ukrainase thotë se ka rifituar kontrollin mbi 3 mijë km katrorë territor. BBC thotë se nuk mund t’i verifikojë ende këto shifra. ©LAPSI.al

Map showing east Ukraine. 12 Sept Map showing the southern city of Kherson and its surrounding area, 12 Sept Map showing the south of Ukraine. 12 Sept

Map showing areas of Ukraine that remain under Russian military control. 12 Sept



5 Comments

  1. Filluan prapë me karlliqet ju të Karandashit? Po Rusi me 6 raketa kalibr të viteve 70 për 2 ore goditi 6 centralet elektrike kryesore në Ukrainë dhe e çoi gjysmën e Ukrainës në errësirë totale.po këtë lajm pse se jepni?

  2. raportet flasin per 8 ukrainas te vrare dhe nji rus ne kherson dhe 5 me 1 atje ku po ndodh ofensiva. eshte loje dhe nuk dihet fundi. rusi po humb territore por po ruan ushtaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *