• |
ide | kryesore

Të gjithë të shqetësuar për gjëndjen e Cara Delevingne

-Instant, Paparazzi, Slider



Sjelljet e fundit të Cara Delevingne, kanë ngritur alarmin tek të gjithë personat afër saj. Gjatë javëve të fundit aktorja është shfaqur në formë jo shumë të mirë, duke u përfshirë në një sërë incidentesh. I fundit javën e kaluar në aeroportin Van Nuys e ulur në një stol pa këpucë me flokë të shpupuritur teksa pinte një cigare.

Thuhet se të afërmit e Cara-s janë shumë të shqetësuar për të dhe po kërkojnë të gjejnë një mënyrë për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë ndihmë modeles.

“Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Situata është krijuar prej disa javësh dhe familja e Carës është e përfshirë. Flitet për organizimin e një lloj ndërhyrjeje dhe për t’u siguruar që Cara të marrë ndihmën që mund t’i duhet,” tha një mik i familjes për The Sun. “Të gjithë mendojnë se ajo ka nevojë për disa javë pushim të plotë – pa pije alkoolike, pa festa dhe më e rëndësishmja, disa vakte të shëndetshme e të ngrohta.”

Cara jeton në Los Anxhelos, por ka lindur në Hammersmith dhe ka tre vëllezër e motra, përfshirë motrën e saj modele Poppy. Ylli më parë ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin, duke thënë se ishte në depresion të rëndë kur ishte 15 vjeç, pasi kishte vështirësi në shkollë për shkak të dispraksisë së saj.

Sjellja e Carës së fundmi i ka shqetësuar fansat gjithnjë e më shumë, pas disa episodeve ku ajo është sjellë çuditshëm dhe është shfaqur në gjendje jo të mirë në publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *