• |
ide | kryesore

Ambasada e SHBA në Tiranë: Peskov është fytyra e Propagandës së Kremlinit

-Instant, Lajme, Të fundit
Dmitry Peskov



Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka publikuar sot fytyrën e propagandës së Kremlinit. Sipas tyre ai është Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putin që prej vitit 2008.

Ambasada e SHBA-ve gjithashtu shton më tej se Peskov, para luftës në Ukrainë u sigurua të mohonte vazhdimisht pushtimin e fqinjit të saj. Shërbimi ndaj Putin ka qenë mjaft fitimprurës për Peskov, i cili  sëbashku me familjen e tij janë multimilionerë.

Lexo edhe:

‘I shqetëson ekzistenca jonë’, Peskov: SHBA, shtet armiqësor ndaj Rusisë

“Fytyrat e Propagandës së Kremlinit, Dmitri Peskov, ka shërbyer si zëdhënës i Vladimir Putinit që prej vitit 2008. Në këtë cilësi, ai ka luajtur një rol kyç në fushatat propagandistike dhe dezinformuese për të mbuluar lidhjet e Kremlinit me helmimin me polonium të ish-oficerit të inteligjencës ruse Alexander Litvinenko në vitin 2006, helmimin me Novichok të ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skirpal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018 dhe helmimin me Novichok të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny në vitin 2020. Përpara se Putini të niste luftën e tij të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës, Peskov mohoi vazhdimisht se Rusia kishte ndonjë qëllim për të pushtuar fqinjin e saj.

Ai pohoi në mënyrë të rreme se Rusia nuk përbënte kërcënim për Ukrainën, se Rusia nuk kishte sulmuar kurrë asnjë komb tjetër dhe se Rusia do të ishte “vendi i fundit në Evropë” që mund të mendonte për fillimin e një lufte. Shërbimi ndaj Putinit ka qenë fitimprurës për Peskovin dhe pavarësisht se ka qenë nëpunës civil gjatë gjithë karrierës së tij, ai dhe familja e tij tani janë multimilionerë”, shkruan ambasada e SHBA-së në Facebook.



7 Comments

  1. Kesaj i thonë “shoh qimen në syrin e tjetrit dhe nuk shoh traun në syrin tim” …. E kush po flet, juve vodhët një zgjedhje të një presidenti (Trump) në 2020 dhe vendoset nje njeri të paligjshëm (Biden) pa pikën e problemit. Kulmi i hipokrizisë! Qesharake!!

  2. Po edhe? Ca ti bejme fytyres se propagandes ruse? Ta peshtyjme ne surrat nga 6000 km larg? Ne nuk po e peshtyjme dot fytyren e propagandes se pushtetit Narcos te Ramazan Rames (Kimete Spiropalja) qe e kemi disa hapa larg ….

  3. Na nxorret mallin e kenges kur u kthye Enveri nga UN qe thoshte “ja perplasi ne fytyre”. Ndonje llaf per Vietnamin ku sot e kesaj dite lindin femi me difekte si pasoje e helmeve qe hodhet, apo Afganistanin, Irakun, Nikaraguan etj do na thoni apo ato squhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *