• |
ide | kryesore

Katy Perry zbulon detaje nga dasma e saj me Orlando Bloom

-Instant, Paparazzi, Slider
Katy Perry dhe Orlando Bloom



Tre vjet pas fejesës, Katy Perry dhe Orlando Bloom  do të ecin drejt altarit. Së fundmi , Katy ka zbuluar disa detaje mbi dasmën e tyre.

“Ka ende një plan, por vendndodhja është sfiduese,” zbuloi Perry në The Drew Barrymore Show . “Më pëlqen një festë e madhe. Unë jam për festime të mëdha”. Pra, shpresojmë, së shpejti.”

Kety Perry dhe Orlando Blum me vajzen Daisy

Perry, e cila mirëpriti vajzën Daisy me aktorin në vitin 2020, shpjegoi se si ajo punonte me veten përpara se të vendoste të kishte fëmijë, në mënyrë që të bëhej versioni më i mirë . “ Punova shumë me veten para se të bëhesha nënë sepse isha nervoze për disa gjëra që kisha nga e kaluara ime dhe doja ti rregulloja.

Ajo vazhdoi, “Doja të ndryshoja gjithcka dhe Orlando dhe unë ishim shumë gati për të pasur një fëmijë . Ne e kishim vendosur, nuk ishte rastësi.”

Artistja ka bërë katër turne botërore dhe është e sukseshme në muzikë, por për të, të jesh nëna e Daisy-t është puna më e mirë që ajo ka pasur ndonjëherë.

“Është gjëja më e preferuar që kam bërë ndonjëherë. Puna më e mirë”,deklaroi Katy Perry.

Megjithatë ajo rrëfeu se nuk ka ndërmend të heq dorë nga muzika dhe nxiti aludimet për lancimin e një albumi të ri.

. “Me siguri do të shkoj dhe do të bëj një disk tjetër së shpejti dhe do të shkruaj dhe do të bëj një turne në botë pas kësaj”,tha këngëtarja. “Unë me të vërtetë kursej energjinë time kur duhet të shkoj dhe të performojë. “Sepse në momentin që unë këndoj, askush nuk më ndalon.”

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *