• |
ide | kryesore

Stuhi në Shëngjin, ndalohet lundrimi në det

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shengjin, moti keq, peshkarexhat



Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Bëhet me dije se prej paradites të së enjtes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të peshkarexhat.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det hapur është 10m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 4/5 ballë me drejtim jug/perëndim.

Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk janë raportuar problematika, në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *