• |
ide | kryesore

Goli më i shpejtë i kampionatit i jep fitoren Vllaznisë: rrëzohet Kastrioti, Çela e ka me arbitren Rusta

-Instant, F1, Sport
Kastrioti



Rikthehet te fitorja Vllaznisë, që merr benefitet nga një gol blitz i Hoxhajt, nga i cili Kastrioti nuk e mori dot veten. Një gol pas 40 sekondash lojë, mjaftueshëm sa shkodranët të marrin 3 pikë. Kastrioti ishte një kundërshtar i fortë dhe ndaj tyre nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Por humbja djeg dhe në fund pakënaqësitë tekniku Çela ka dashur t’ia thotë arbitres së ndeshjes Rusta.

Kuqeblutë lënë pas momentin delikat duke marrë përkohësisht vendin e tretë në renditjen e Superiores. Goli shpejtë i Hoxhajt ndikoi shumë në rezultat, duke parë sa luftarakë ishin krutanët. Josa e mbrojti me kujdes avantazhin e fillimit të ndeshjes, ndoshta edhe sepse shpesh është penalizuar në këto situata. Gjithësesi, fakti që i lëshuan shumë terren krutanëve rrezikoi jo pak Zogovic.

Lexo më tej: Penallti me VAR në shtesë: Erzeni i pari, mes polemikave

Të besuarit e Çelës u munduan të barazojnë rezultatin, por ishte e vështirë në fanellat e ngjeshura kuqeblu. Shumë harkime nga krahët dhe asnjëherë efikase ishin pre e lehtë për shkodranët. Deri në fund 1-0 mjaftoi për Vllazninë, që ngjitet në vendin e tretë në renditje. Mbyllet pas tre takimesh radhazi seria pozitive e krutanëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *