• |
ide | kryesore

Partizani rrëzon Dobin në debutim e merr kreun: shishe kokës Carës pas golit

-Instant, F1, Sport



Tension i madh në një ndeshje të luftuar por pa spektakël në Kukës, ku Partizani rikthehet në krye të Superiores. Të kuqtë, pas humbjes me Erzenin, janë kthyer te fitorja duke mposhtur 1-2 në debutim Enkelejd Dobin. Në javën e pestë të kampionatit, Partizani godet në Zeqir Ymeri, por Cara u gjakos i goditur nga një shishe. Sulmuesi festonte shënimin e golit të parë, e pati nevojë për qepje poshtë syrit.

Dobi ndryshoi modulin taktik të të tijve, duke lënë Dacin në pankinë për Zivkovic. Edhe Colella pati probleme me mungesat e Da Silvës e Hotit, por sfida nisi mjaft mirë për kryeqytetasit. Në një ndeshje të kujdesshme, Partizani gjeti golin në minutën e 14’ me anë të Tedi Carës. Sulmuesi ishte i pakapshëm në ekzekutimin e goditjes së dënimit, duke mposhtur Tafas.

Situata u agravua kur sulmuesi që festonte u godit me shishe nga tifozët verilindorë. Objekti e goditi në fytyrë gjatë festimit me tifozët blu të nervozuar për shkak se sapo kishin pësuar gol. Për Carën një e çarë poshtë syrit, që kërkonte trajtim të specializuar. Për këtë arsye lojtari u zëvendësua dhe në vendin e tij u fut Cvetanoski.

Daci ishte lëvizja e parë e teknikut, që ndoshta e kuptoi se gaboi me Zivkovic. Pas vetëm 3 minutash në fushë, sulmuesi barazoi shifrat për Kukësin. Një depërtim i gjithi në shpejtësi dhe përballë Rexhepit nuk gaboi. Në minutën e 74’ ndeshjen e vendosi Bitri, që gjeti avantazhin e dytë për Partizanin.

Kështu, katër fitore e një humbje për Colella me Partizanin që rikthehet në vendin e parë të renditjes. 12 pikë për të kuqtë, +1 nga Erzeni, ndërsa Kukësin mbetet i fundit me dy pikë në 5 javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *