• |
ide | kryesore

Policia reagon për eliminimin e 19-vjeçarit në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Policia e Shkodrës ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Shkodër. Ngjarje ku mbeti i vdekur 19-vjeçari Erjon Xhenje. Sipas policisë autorët janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë autoritetet në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur. Gjithashtu u gjet një armë zjarri pisto letë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për eliminimin e të riut.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 20:10, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në një lokal, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë larguar me një motoçikletë.

Në lagjen “Guerrile” është gjetur nje motoçikletë duke u djegur. U gjet një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët për eliminimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Lexo më tej: “A do të kemi një 24 orësh pa vrasje”, Rama: Jo vetëm që s’ndodhin çdo ditë, por janë përgjysmuar 

Lexo më tej: Edhe OBSH e nxjerr Shqipërinë në tretën në Europë për vrasjet; INSTAT sqaron krahasimin 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *