• |
ide | kryesore

Kontrabandë me mallra, 3 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kontrabande, mallra, tirane, policia, arrestim



Finalizohen dy operacione policore, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Wares 2” u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, ndërsa me operacionin “Contraband 2” u arrestuan dy persona.

NJOFTIMI I POLICISE

Gjatë operacionit policor të koduar “Contraband 2” u goditën dy raste të kontrabandës, u vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan mallra të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 3 shtetas.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wares 2” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim F. Q., 52 vjeç.

Ky shtetas u shpall në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Wares”, i zhvilluar disa ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi H. B., 59 vjeç, i cili furnizonte me mallra (veshje) të dyshuara kontrabandë, dyqanin në pronësi të 52-vjeçarit.
——
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Sh. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të shtetasit Sh. A. kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

– D. Y., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. Y., në rrugën “Ymer Kurti”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe arka me pije energjike, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *