• |
ide | kryesore

Shkëlqim Devolli takon senatorin amerikan Ted Cruz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
cruz



Njëri nga politikanët më të popullarizuar në SHBA, Ted Cruz, ka pritur në një takim në zyrat e Senatit biznesmenin kosovar, Shkëlqim Devolli.

Devolli është drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation. Ai ka folur senatorit teksan për marrëdhënien e veçantë të popullit kosovar me atë amerikan.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe shtrirja e produkteve të korporatës kosovare në SHBA. Theksi kryesor ishte tek prodhimet tashmë të popullarizuara edhe në tregun amerikan – dyshekët e Comoditas.

Senatori Cruz ka qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së. Ai i ka uruar suksese të mëtejshme Devollit në biznesin përtej Atlantikut.

Devolli e ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të “Devolli Corporation” për territorin amerikan në Texas.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ditë më parë ka pasur një takim edhe me Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott. Me këtë të fundit ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.

Vitin e kaluar, “Devolli Corporation” kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh. Prej tyre, rreth 200 milionë eksporte janë drejt SHBA-së.

Me mbi 4500 të punësuar, në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.



5 Comments

  1. Me pagese paraprake tek lobistet mund te takosh edhe me lart se aq.
    Mjaft paguat lobistet o shqiptare, se tallen me vendet e vogla apo te varfera.

  2. Ted Cruz eshte idiot! Ja futi per cancun me familjen kur texas po ngrinte nga i ftohti pa drita. Trump e shante nga gruaja, tani Cruz e mbron qorrazi. Njerez qe len bythen per influence

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *