• |
ide | kryesore

Albin Kurti thyen heshtjen: Ndaj meje u planifikuan 3 atentate

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
albin



Albin Kurti flet për herë të parë për publikimin e informatave se ishte përgatitur atentat ndaj tij.

Kryeministri i Kosovës zbuloi se vitin e kaluar ishte në dijeni të planeve për tri atentate kundër tij. Kurti shtoi se nuk e di sa i sigurt është, por që ndihet i sigurt.

“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”.

Albin Kurti thotë se nuk ka dashur të flasë. Ai shpjegoi se kjo nuk i ndihmonte organeve të sigurisë për të kryer hetimet.

Lexo më tej: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari snajper ekspert 

Kurti këto komente i bëri pasi morri pjesë në samitin dixhital që po mbahet në Prishtinë. Aty, kryeministri tha se sulmet kibernetike po rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe se me këtë po ballafaqohet edhe rajoni.

Kurti në konferencën për media u pyet edhe për një “kornizë te re të dialogut” me Serbinë. Detaj i pakonfirmuar, por i publikuar në media.

Sipas tij, vetëm dokumentet që prodhohen në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi duhet të merren si zyrtare duke hedhur edhe njëherë poshtë ekzistimin e këtij dokumenti.

Kurti ka shtuar se për këtë arsye kanë vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon organet e sigurisë, por i ndihmon vetëm planifikuesit e atentateve, prandaj kanë vendosur se më mirë është të mos publikohet plani i atentateve.



7 Comments

    1. Eshte tradite mbi 200 vjecare e Serbise per te vrare jo vetem gra,femije,foshnja, por edhe udheheqesit kryesor nacionalist te shqiptareve(si ne te kaluaren) por dhe vendeve te tjera. Kane vra edhe lidera te tyre qe skane qene shume cetnike(por edhe femije te tyre per t’ia lene shqiptareve fajin), lider te fuqive europiane e qe kane filu dhe lufte boterore per faj te serbeve (dhe qe Europa i ka harru shpejte fajet dhe krimet serbe)..Se mos na vrasin tradhetaret (se mu kujtu njeri,Isa Mustafa ,qe tha se dhe ai kishte qene i kercenuar. Imagjino ta kercenojne serbet Isen ! As per te shkaktu trazira nuk e vrasin, se sben kush trazira per nje Ise te vrare. Ama, mos te guxoje kush(as serb as europian as parti shqipfolese) te planifikoje te kercenojne Kurtin,se populli do permbys cdo gje.Do i fshije nga faqa e dheut.Sdo kete me dialog me Serbine, sdo kete me asnje vote per parti te tjera,pervec VV.,e shume me keq.Hajde po munde permbaje nje popull te tere ne nje lloj situate te tlle.

      1. Teorite dhe perrallat e atentateve i kane per zemer vetem komunistet, ku nje nder ta eshte edhe kurti. Kur lexoj te shkruar “udheheqes nacionalist… ” me vjen neveri deri ne ekstrem.
        Shikojini me kujdes te gjithe liderrat shqiptar ne ballkan, te gjithe kelyshe te majte, komuniste dhe pjelle e zorrosit

        1. O D, nqs Kurti nuk eshte nacionalist kush tjeter qenka?Vetem Asosacionin me kompetenca egzekutive qe e vrau, shpetoi,jo 4 por 9 komuna te Kosoves,pa kaluar ne duar serbesh.Mos te flasim per gjera te tjera,si rrjedhim e te cilave do perfitoje jo vetem Kosova por dhe Shqiperia(Psh vdekja e Open Ballkan,bindja e europianeve qe ne BE te na fusin te gjitheve njeheresh dhe jo Serbine ne fillim dhe ne te tjereve pas 10 vitesh te tjera, etj etj… Kur flet akoma per komunizem te Kurtit, ketu pastaj humb serioziteti. Dhe leri propgansat all-mero baziste, se ky lajm doli nga iranianet dhe jo nga Kurti,pra per cfare perralle flasin disa. Po te ishte perralle e stisur, Kurti(sic ne fakt do benin lider te tjere) do e publikonte kete lajm qe atehere dhe do luante rolin e viktimes,por Kurti beri te kunderten qe do e benin lider te tjere ne Ks e Shqiperi,dhe as se publikoi.(po te them prape e publikuan iranianet dhe jo Kurti). Ti thuaj mos ndodhte kurre te na vrasin serbet ndonje lider,aq me pak nje si Kurti, dhe kurrsesi me doren e nje shqiptari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *