• |
ide | kryesore

Putin i drejtohet kombit rus për herë të parë pas pushtimit të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Udhëheqësi i Rusisë, Vladimir Putin do të mbajë një fjalim të rrallë drejtuar kombit rus. Hera e fundit që ai iu drejtua popullit rus ishte më 24 Shkurt, kur Rusia pushoi Ukrainën.

Fjalimi i Presidentit rus Putin ishte parashikuar për t’u mbajtur mbrëmjen e sotme, por mesa duket është vendosur që të shtyhet. Këtë lajm e ka konfirmuar Sergei Markov, një shkencëtar politik rus i cili është një ish-këshilltar i ngushtë i Vladimir Putinit në kanalin zyrtar në Telegram.

Një ekspert ka përshkruar “panik” në Kremlin mbi situatën në Luhansk dhe Donetsk. Zyrtarët në këto rajone që mbështeten nga Rusia njoftuan se do të organizojnë votime për referendumin në datat 23-27 Shtator. Edhe zyrtarët pro-rusë në Zaporizhia thanë se do të organizojnë një referendum të tillë.

Prestigjiozia “Sky News” shkruan se lideri rus është i vendosur që të shpallë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

Sjellim në vëmendje se më herët, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në një intervistë për mediat amerikane është shprehur se beson që homologu i tij rus Vladimir Putin do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë. Erdogan u shpreh se i ka kërkuar Vladimir Putinit, të tërheqë ushtrinë nga zonat e pushtuara në Krime.

“Për të arritur një marrëveshje për rikthimin e paqes në Ukrainë, sigurisht që rikthimi i tokave të pushtuara është shumë i rëndësishëm. I kemi kërkuar të rikthejë edhe Krimenë tek pronarët e ligjshëm.“

Kërkesën, Erdogan ia bëri Putinit në samitin e Uzbekistanit zhvilluar javën e kaluar mes vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *